Politike

Dhanë dorëheqjen 51 drejtues të strukturave të degëve, PD e Korçës komandon sot emrat e rinj në 15 seksione, Salianji: B

12 Gusht 2021, 10:29 Nga DOSJA
Dhanë dorëheqjen 51 drejtues të strukturave të degëve,

KORÇË-Partia Demokratike në Korçë ka komanduar drejtuesit e rinj në 15 seksionet pas dorëheqjeve të njëpasnjëshme në javët e fundit në këtë qark. 24, 315 kryetarët e sekretarët e seksioneve bashkë me kryetarët e grupseksioneve u takuan në selinë e degës së PD në qytetin juglindor. PD e Korçës do të vijojë aktivitetin, pasi në 15 seksionet ku pati mangësi janë plotësuar me drejtues të rinj të komanduar sipas statutit deri në zhvillimin e zgjedhjeve të reja.

Deputeti Ervin Salianji deklaroi se dega e Korçës vijon punën për ristrukturimin e saj, duke kujtuar se nga 146 seksione, vetëm në 15 prej tyre ka pasur dorëheqje.

“Shumë njerëz nuk janë mësuar dot me sakrificën, shumë të tjerë janë ‘demokratë pushteti’ dhe nuk janë dot demokratë sakricash dhe opozite. Ne duhet të qartësohemi nëse kemi kundërshtar Niko Peleshin apo kemi kundërshtar ndonjë nëpër lagje? A kemi kundërshtar ne Partinë Socialiste dhe Rilindjen që në mënyrë të përsëritur godet mundin dhe sakrificën e gjithë qytetarëve, por duke nisur nga demokratët? Të sqarojmë tani se 15 seksione kanë problematika që është larguar kryetari ose sekretari i seksionit nga 146 seksione që ka Partia Demokratike në Korçë. Pa disktuim që rruga e cila duhet zgjedhur dhe zgjidhet është të ulemi dhe të flasim me njëri-tjetrin. Sepse cila është kërksa? Të dëmtohet PD në opozitë. Nuk është e lehtë dhe kjo është mëse e kuptueshme të përballesh me një regjim. Por duhet thënë që qarku i Korçës është qarku i katërt me rezultatin më të mirë në rang kombëtar për Partinë Demokratike. Përpara Korçës është vetëm Kukësi, Dibra dhe Lezha. Në 2013 ne ishim në pushtet, kishim njësitë të qeverisjes vendore, pothuajse të gjithë komunat e bashkisë së sotme të Korçës dhe kemi marrë diçka më shumë se 30% të votave. Ndërkohë që në procesin e 25 prillit ne kemi marrë më shumë se 40%”, tha Salianji.

Më 27 korrik dha dorëheqjen ish-kryetari i PD në Korçë, Andrea Mano i cili is the i 7-ti në listë për zgjedhjet e 25 prillit së bashku me 13 anëtarë kryesie.

Ndërsa më 9 gusht u larguan 51 kryetarë, sekretarë, koordinatorë të Lidhjes Demokratike të Gruas të Partisë Demokratike në këtë qark. Ata arsyetuan largimin se kryedemokrati Lulzim Basha e kishte kthyer partinë në klienteliste. (LEXO KËTU)

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike partia demokratike shperbehet pd e korces partia demokratike shperbehet pd e korces

Sondazh

Poll

Politike 10 Gusht 2021, 17:59

Çfarë po bën “Trumpi i vogël” në Serbi?

BEOGRAD– Mediat serbe kanë nisur me aludimet për motivin pas vizitës së ish-dërguari i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell në Ballkan. “B92” i ka...