Politike

Ballkani i Hapur mori mbështetjen e qeverisë gjermane, Rama: Çudi, ne derën e kemi të hapur, por nuk fusim dot njeri me zor

11 Gusht 2021, 15:45 Nga DOSJA
Ballkani i Hapur mori mbështetjen e qeverisë gjermane, Rama:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi Qeveria Gjermane mbështeti nismën Ballkani i Hapur dhe theksoi se çdo projekt gjithpërfshirës do të ketë aprovimin e tyre. Në një status në Twitter, Rama shkruan me ironi se kjo është e cuditshme, duke pasur parasysh nga ajo që u thuhet qytetarëve në Tiranë e Prishtinë, nga ata që nuk pyesin për Amerikën, referuar Albin Kurtit.

Kreu i qeverisë shton se liderët e “Open Balkan” e kanë gjithmonë derën e hapur, por nuk fusin dot njeri mezor dhe nuk nuk rrinë dot as të presin sa t’i mbushet mendja Kosovës që kjo është rruga e të ardhmes.

““ÇUDI”! Qeveria gjermane e mbështeska Open Balkan ndryshe nga çfarë u thuhet njerëzve në Prishtinë e Tiranë prej atyre që s’pyesin për Amerikën dhe jo vetëm kaq, po kërkon nënshkrimin urgjent të marrëveshjeve për Tregun e Përbashkët Rajonal para Samitit BE-Ballkan në 6 tetor! Open Balkan thotë qeveria gjermane duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe po, patjetër, kështu duhet të jetë e ndaj dera është e hapur, por as nuk përfshijmë dot kënd me zor, as nuk rrimë dot të presim sa t’u mbushet mendja atyre që s’duan të kuptojnë se kjo është rruga e të ardhmes!”-shkruan Rama.

Open Balkan thotë qeveria gjermane duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe po, patjetër, kështu duhet të jetë e ndaj dera është e hapur, por as nuk përfshijmë dot kënd me zor, as nuk rrimë dot të presim sa t’u mbushet mendja atyre që s’duan të kuptojnë se kjo është rruga e të ardhmes!

— Edi Rama (@ediramaal) August 11, 2021

Pavarësisht qëndrimeve të Prishtinës, Podgoricës e Sarajevës, nismat për bashkëpunim rajonal po i përkrahin shtetet e fuqishme si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania. Sot, në një përgjigje për Gazetën Express nga Qeveria Federale e Kancelares Angela Merkel kanë thënë se çfarëdo bashkëpunimi rajonal në Ballkanin Perëndimor është fitimprurës. Nga Gjermania gjithashtu theksojnë se bashkëpunimi duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe i hapur për të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ballkani i hapur edi rama ballkani i hapur edi rama

Sondazh

Poll

Politike 10 Gusht 2021, 17:59

Çfarë po bën “Trumpi i vogël” në Serbi?

BEOGRAD– Mediat serbe kanë nisur me aludimet për motivin pas vizitës së ish-dërguari i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell në Ballkan. “B92” i ka...