Politike

“Ne kemi detyra të tjera”/ I vetmi që doli me të, Peleshi shigjeton Dritan Lelin për zjarret: Le të rrinë këtu çdo n

11 Gusht 2021, 13:43 Nga DOSJA
“Ne kemi detyra të tjera”/ I vetmi që doli me të,

VLORË– Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka komentuar situatën e zjarreve në vend, duke thumbuar edhe kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli. Në një prononcim për mediat nga Vlora, ai tha se shuarja e zjarreve ishte një detyrë e pushtetit vendor dhe jo të ministrisë së Mbrojtjes. Duke theksuar se kjo e fundit vjen në ndihmë kur pushtetit vendor i shterojnë forcat. 

“Meqë jemi te pushteti vendor tani këtë zonë siç e shihni të pastër ne ia kthejmë mbrapsh në administrim siç e kanë dhe me ligj pushtetit vendor në rastin konkret të bashkisë së Vlorës. E ftoj bashkinë e Vlorës të ngrihet në lartësinë e detyrës dhe të pergjegjsisë ligjore të marrë administrimin, vëzhgimin, kontrollin, vigjilencën le të rrinë këtu ditë e natë sepse MM dhe FA kanë detyra të tjera. Ne jemi në mbështetje duke qenë se na shikojnë çdo ditë në TV dhe në frontin e parë të punës, meqënëse forcat tona janë më të mëdha dhe mjetet tona janë më të shumta krijohet perceptimi që kjo është një detyrë parësore e jona, në fakt dua të bëj dhe një sqarim për opinionin publik ne jemi në mbështetje pasi oushteti vendor ka shteruar të gjitha burimet e veta, çka do të thotë ligji ngarkon me përgjegjësi administrimi edhe menaxhimi i EC bashkitë e vendit tonë, të cilët detyrohen me ligj të kenë 4% të buxhetit të tyre të alokuar për EC. Pasi të përdorin mjetet e tyre zjarrfikëse dhe buxhetin e tyre ateherë thërrasin në ndihmë, kur del flaka në majën e malit apo në mes të parkut natyrisht ne nuk fshihemi mbrapa ktyre burokracive por do të ishte mirë gjithsecili në kohën e duhur të bëjë detyrën e tij në mënyrë që flaka mos shkojë deri në majë dhe i biem shkurt të marim në telefon helikopterin. E përsëris nuk kemi një numër të pafund helikopterësh, kemi dhe ne problemet tona na shërben dhe ne kjo situatë për të reflekuar për të qenë më mirë më të përgatitur vitin tjetër, nuk jemi perfektë. Duhet ta dini edhe me ligj ne jemi hallka e fundit e ndërhyrjes do t’u lutesha gjithë hallkave të tjera para se te vinin tek ne të bëjnë detyrën e tyre,“-u shpreh Peleshi.

Ky i fundit është i vetmi socialist që është parë në dalje publike me Lelin, pas nisjes së “fushatës” së tij nga deputetët e zonës dhe figura të tjera të rëndësishme të Partisë Socialiste, përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama. Megjthatë edhe pse bashkëpunoi me të, kritikat nuk munguan.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike dritan leli niko peleshi zjarr ne vlore zjarre ne shqiperi dritan leli niko peleshi zjarr ne vlore zjarre ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 10 Gusht 2021, 17:59

Çfarë po bën “Trumpi i vogël” në Serbi?

BEOGRAD– Mediat serbe kanë nisur me aludimet për motivin pas vizitës së ish-dërguari i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell në Ballkan. “B92” i ka...