Aktualitet

Bashkimi Europian: Zjarret në Shqipëri tani po monitorohen nga hapësira!

12 Gusht 2021, 19:58 Nga DOSJA
Bashkimi Europian: Zjarret në Shqipëri tani po monitorohen nga

TIRANË– Bashkimi Europian në Shqipëri, përmes një postimi në ‘Facebook’  njoftoi se zjarret në Shqipëri tani po monitorohen nga hapësira, përmes Copernicus EU EMS.

Postimi i plotë:

“Zjarret në Shqipëri tani po monitorohen nga hapësira, përmes Copernicus EU EMS. Skanim dhe evidentim i shpejtë përgjatë territorit shqiptar.”

Sot Shqipëria është në ditën e njëzetë të luftës me flakët. Situatë kritike paraqitet në fshatin Radat në bashkinë e Dropullit. Fatkeqësisht, zjarret u morën jetën dy personave në Shqipëri, Tatjana Haxhiajt dhe Andrea Haxhiajt, çiftit nga Gjirokastra që u dogj brenda banesës. Andrea Haxhiaj ndërroi jetë mes flakëve më datë 3 gusht ndërkohë që 60-vjeçarja ndërroi jetë ditën e djeshme, pas tetë ditësh e shtruar në spital.

LAJMI KRYESOR: DITA E 20! Vihen nën kontroll zjarret në Shqipëri, shuhet Karaburuni e Dukati, Veriun e shpëtoi shiu. Barinjtë djegin fshatin në Dropull, shpërthejnë 10 mina të Luftës së Dytë Botërore

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bashkimi evropian shqiperi zjarret ne shqiperi bashkimi evropian shqiperi zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Gusht 2021, 18:21

KUKËS- Komisioni i Mbrojtjes Civile në Kukës ka bërë me dije se zjarri në Lakun e Thive dhe atë të Mollave është mbajtur nën kontroll, por e gjitha falë nd...