Aktualitet

Gaz kancerogjen në akulloret e firmave të njohura. AKU u kërkon distributorëve tërheqjen nga tregu, konsumatorët të painf

12 Gusht 2021, 18:49 Nga DOSJA
Gaz kancerogjen në akulloret e firmave të njohura. AKU u kërkon

TIRANË- Prezenca e një lënde toksike në akulloret e prodhuara nga kompani të mëdha si Snickers, Smarties, M&M’s, Lion, apo Nestlé ka bërë që Autoritetet e Kontrollit Ushqimor në Francë, Belgjikë, Serbi e Qipro t’i ndalojnë këto produkte, të cilat tregtohen edhe në vendin tonë.

Nga analizat rezulton se disa seri të produkteve të akulloreve Bounty, Snickers, Mars dhe Twix, janë të kontaminuara me një lëndë kancerogjene, oksid i etilenit, dhe janë ndaluar të tregtohen. Oksidi i etilenit, sipas ekspertëve ka aftësinë të dëmtojë ADN-në dhe të shkaktojë kancer.

Të kontaktuar nga News24, specialistë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit bënë të ditur se ky institucion është sinjalizuar nga institucione ndërkombëtare nëpërmjet sistemit RASFF për këtë problem. Sipas AKU, bëhet fjalë për akulloret Bounty, Snickers, Mars dhe Twix, por jo për të gjithë sasinë, vetëm për 4 lote.

AKU bën të ditur se u ka kërkuar distributorëve që të marrin masa urgjente për tërheqjen e akulloreve nga tregu. Subjekteve importuese u është lënë detyrë të njoftojnë pikat ku kanë shpërndarë këto akullore që të bëjnë kthimin dhe më pas të procedohet me asgjësimin e produktit.

Të vetmit që nuk janë informuar për këtë rrezik janë konsumatorët, të cilët nuk kanë asnjë dijeni për përbërjen e akulloreve, që gjatë sezonit të verës shiten gjerësisht në rrjetet e marketeve, dyqanet e lagjeve, ndërsa e gjithë zona e bregdetit është e tejmbushur.

Marrë nga BalkanWeb

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet cokollata snikers skandali me cokollatat cokollata snikers skandali me cokollatat

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Gusht 2021, 18:21

KUKËS- Komisioni i Mbrojtjes Civile në Kukës ka bërë me dije se zjarri në Lakun e Thive dhe atë të Mollave është mbajtur nën kontroll, por e gjitha falë nd...

Aktualitet 12 Gusht 2021, 16:50

Zjarr në Lushnje, digjet një magazinë në Zhymë

LUSHNJE– Një magazinë ka marrë flakë dhe është djegur pasditen e sotme. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Zhymë të Lushnjes. Deri më tani nuk bëhet me dije...