Aktualitet

12 Gusht 2021, 18:21 Nga DOSJA

KUKËS- Komisioni i Mbrojtjes Civile në Kukës ka bërë me dije se zjarri në Lakun e Thive dhe atë të Mollave është mbajtur nën kontroll, por e gjitha falë ndërhyrjes nga ajri. Edhe pse është në kontroll, zjarri sërish nuk është shuar, megjithatë ka intensitet më të ulët. 

“Megjithë punën e bërë nga forcat zjarrfikse të bashkisë Kukës dhe forcat e DMR-së Kukës për mbajtjen nën kontroll të saj. Si rezultat i ndërhyrjes me Helikopter u rivendos nën kontroll vatra e zjarrit duke i ullur intensitetin zjarrit. Terreni është shumë i vështirë për të ndërhyrë me forca tokësore, prandaj është e domosdoshme dhe një ndërhyrjes tjetër nga ajri. Helikopteri sot bëri 6 hedhje me ujë.Nga Prefektura Kukes eshte bere kerkese per nderhyrje perseri nga ajri per nesër”, thuhet në njoftim.

LAJMI KRYESOR: DITA E 20! Vihen nën kontroll zjarret në Shqipëri, shuhet Karaburuni e Dukati, Veriun e shpëtoi shiu. Barinjtë djegin fshatin në Dropull, shpërthejnë 10 mina të Luftës së Dytë Botërore

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kukes kukes

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Gusht 2021, 16:50

Zjarr në Lushnje, digjet një magazinë në Zhymë

LUSHNJE– Një magazinë ka marrë flakë dhe është djegur pasditen e sotme. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Zhymë të Lushnjes. Deri më tani nuk bëhet me dije...