Aktualitet

Çako ua ‘kalon topin’ bashkive për daljen e zjarreve nga kontrolli: Nuk kanë ngritur strukturën për emergjencat

12 Gusht 2021, 17:59 Nga DOSJA
Çako ua ‘kalon topin’ bashkive për daljen e zjarreve nga

TIRANË– Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako ua ka faturuar bashkive daljen jashtë kontrollit të zjarreve në Shqipëri. Në një intervistë për Tv Klan, Çako thotë se shumë prej bashkive nuk kanë ngritur infrastrukturën e duhur për ndërhyrje, siç parashikon ligji për mbrojtjen civile.

Çako shton se shumica e zonave me risk të lartë kanë qenë në Vlorë, Gjirokastër, Kukës dhe Lezhë. Ndërsa aktualisht mbetet zona në veri të vendit. Sipas tij prefektët e çdo qarku duhet të fillojnë të bëjnë bilancin e dëmeve.

“Përgjegjësia bazë është e bashkive për të menaxhuar situatën dhe parandaluar atë. Mbi bazë të ligjit për mbrojtjen civile. Ata duhet të vendosin në prioritet absolut për investime për parandalimin e fatkeqësive natyrore si fenomen të cilët e vendosin për fatin tonë të keq në vendet më të ekspozuara. Një pjesë e bashkive ende nuk kanë krijuar strukturat në bazë të këshillit ministrave dhe ligjit për mbrojtjen civile. Pothuajse shumica e bashkive duhet ta kthejnë vëmendjen dhe interesin tek kjo fushë përgjegjësie. Mbetet në pikëpyetje zona e Lezhës, Pukës dhe Kukësit. Duke qenë se zjarret kanë përfshirë shumicën e qarqeve dhe bashkive është përgjegjësi e bashkive të dëmeve operative, por do abuzoheshim nëse do jepeshin përcaktime konkrete më këto momente,”- tha Çako ndër të tjera.

Sot është dita e njëzetë që Shqipëria po përballet me flakët dhe situata duket më e qetë. Në operacionet për shuarjen e zjarreve, vendit tonë i kanë ardhur në ndihmë helikopterë nga Holanda dhe Çekia.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet haki cako zjarret ne shqiperi haki cako zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Gusht 2021, 16:50

Zjarr në Lushnje, digjet një magazinë në Zhymë

LUSHNJE– Një magazinë ka marrë flakë dhe është djegur pasditen e sotme. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Zhymë të Lushnjes. Deri më tani nuk bëhet me dije...