Aktualitet

Familjarët e të zhdukurve thirrje Bashkisë së Korçës të mos lejojë pjesëmarrjen e Bregoviçit në Festivalin e Birrës

12 Gusht 2021, 19:05 Nga DOSJA
Familjarët e të zhdukurve thirrje Bashkisë së

KOSOVË -Këshilli Koordinues i Asociacioneve të Familjarëve të të Zhdukurve të Kosovës i ka bërë thirrje ditën e sotme Bashkisë së Korçës që ta anulojnë pjesëmarrjen e këngëtarit serb Korab Bregoviç në festivalin e organizuar nga ta.

Me anë të një kërkese drejtuar bashkisë Korçë ata kanë shprehur se ashtu siç ni erdhi në ndihmë në kohën e luftës, Korça duhet ta kuptojë dhimbjen e tyre dhe ta realizojë kërkesën e tyre edhe tani. Ata thonë se e kuptojnë artin, por që edhe duhet kuptuar dhimbja e tyre që ua shkaktoi Serbia gjatë luftës së fundit. Në kërkesë ata shprehin se janë kategoria më e goditur nga krimet serbe, duke përmendur numrin e personave të zhdukur që mungojnë nga lufta.

Pjesë nga shkrimi:

“E dimë që arti është përtej kufijve por e tillë duhet të jetë edhe dhimbja jonë dhe nëse ju nuk mund t’i bashkëngjitni kauzës sanë për të të ditur të vërtetën për fatin dhe vendndodhjen e më të dashurve tanë si një e drejtë elementare, të paktën respektoni dhimbjen tonë. Mos na lëndoni më shumë duke lejuar pjesëmarrjen e Goran Bregoviqit  ose të  ndonjë  artisti tjetër serb, që për këto 22 vite bënë përpjekje të vazhdueshme të mohojnë krimet gjenocidiale, duke mohuar dhe mosnjohur të vërtetën tonë të dhimbshme, e mos të flasim për kërkim falje e keqardhje dhe presionin që do të duhej të bënin si artistë në institucionet e Serbisë që të na kthejnë familjarët taanë të rrëmbyer dhe zhdukur dhunshëm. E dimë që kërkesat tona të vazhdueshme për shumëkë mund të jenë të pakuptueshme, por shpresojmë që jo edhe për ju dhe korçaret që na ndihmuat aq shumë në vitet e tmerrit të luftës dhe në vazhdimësi gjatë këtyre 22 viteve, që për ne janë shekuj. Nëse koha gdhend gurin, ajo shkatërron njeriun. Vitet kalojnë, plakja si proces, nuk e shuan dhimbjen dhe kujtimin për ata që mungojnë. Edhe sot 22 vite pas lufte, ne dhe gjithë Kosovës na mungojnë edhe 1632 familjarë, na mungojnë më të dashurit tanë. E kaluara jonë ndonëse nuk është e largët, ajo vazhdon të jetë shumë e rëndë për ne. Dhunimi në kohë terrori është më lehtë i pranueshëm, sesa kur ndodhë në kohë lirie. Sot, familjet e personave të zhdukur, dhunohen në baza ditore, përkitazi me humbjen e cila iu është shkaktuar. Andaj ju lutemi mos lëndoni më shumë këto familje dhe ju kërkojmë të anuloni pjesëmarrjen e Goran Bregoviqit dhe çdo këngëtari e artisti serb, që frymëzoi kryerjen e krimeve mbi popullatën shqiptare.”

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bashkia korçë te zhdukurit e kosoves bashkia korçë te zhdukurit e kosoves

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Gusht 2021, 18:21

KUKËS- Komisioni i Mbrojtjes Civile në Kukës ka bërë me dije se zjarri në Lakun e Thive dhe atë të Mollave është mbajtur nën kontroll, por e gjitha falë nd...