Aktualitet

E dënuar për prostitucion, kapet 29-vjeçarja, arrestohet dhe i riu që dhunoi babë e bir në Kavajë

12 Gusht 2021, 14:45 Nga DOSJA
E dënuar për prostitucion, kapet 29-vjeçarja, arrestohet dhe i

TIRANË– Një 29-vjeçare është vënë në pranga pasi është dënuar për suhtrim prostitucioni. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se është vënë në pranga edhe një 26-vjeçar që ka dhunuar babë e bir në Kavajë. Gjithashtu janë arrestuar edhe dy persona që janë kapur duke drejtuar mjetet pa leje dhe në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë: Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetases A. H(N)., 29 vjeçe, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprën penale “Prostitucioni”. N. D., 34 vjeç, i cili u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse; P. D., 40 vjeç, i cili u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Më datë 11.08.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasin L. A., 26 vjeç, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjete të forta shtetasit S. E dhe R. E (babë e bir).

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet policia e tiranes policia e tiranes

Sondazh

Poll