Aktualitet

‘Institucionet reaguan’/ Pesë banorët e Lumasit dalin nga greva e urisë pas 10 ditësh

12 Gusht 2021, 12:29 Nga DOSJA
‘Institucionet reaguan’/ Pesë banorët e Lumasit dalin nga

DIMAL- Pesë banorët e Lumasit kanë dalë nga greva e urisë pas 10 ditësh ngujim. Ata shprehen se ditën e sotme kanë bërë një kallëzim për Salillarin dhe për kryebashkiaken e Dimalit që sipas tyre po bën sehir. Një prej tyre është shprehur se dolën nga greva pasi kanë plotësuar qëllimet e tyre e se institucionet kanë reaguar.

Ne e lamë grevën nga dokumentet që kemi marrë nga institucionet shtetërore. Lufta jonë nuk mbaron këtu, ne do ta vazhdojmë deri kur të bindemi se nuk do të preket asgjë. Ne do të jemi të parët që do ta mbrojmë natyrën. Kallëzimin penal për Urën Vajgurore e kemi bërë. Ne nuk i ndahemi , se na kanë nxirë jetën 3 muaj duke sjellë policinë”, ka deklaruar një nga grevistët, ndërsa shtoi: “Dolëm nga greva sepse mendojmë se e kemi plotësuar qëllimin tonë. Institucionet reaguan dhe ne dolëm nga greva”.

Ditën e sotme 123 banorë të fshatit Lumas depozituan në SPAK një kallëzim penal për kryetaren e bashkisë Dimal, Juljana Memaj dhe administratorin e shoqërisë “Salillari” SH.P.K, Pëllumb Salillarin. Sipas banorëve, Shoqëria “Salillari” SH.P.K me administrator Pëllumb Salillarin ka shkatërruar dhe prerë kurorën e pishave mbi guroren e Gurit të Bardhë në bashkinë Dimal.

Pas 3 muajsh proteste kundër ndërhyrjes në zonën e Sinecit, banorët e Lumasit kanë vendosur që të hyjnë në grevë urie. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura përmes një shkrese zyrtare pak ditë më parë urdhëronte Bashkinë e Kuçovës dhe firmën “Salillari” që të ndërpriste menjëherë punimet në Sinec pasi punimet cenojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë, territorin e shpallur “Monument Natyror”.

Kjo gjë nuk e bëri firmën të ndërpriste punimet, gjë që ka sjellë dhe përplasje me banorët. Ndërsa dje, banorët e Lumasit u përplasën me ata të fshatit Vodë, të cilët kërkojnë ndërtimin e ujësjellësit.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet banoret e lumasit ne proteste banoret e lumasit ne proteste

Sondazh

Poll