Aktualitet

I dënuar për vjedhje, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë, kapen dhe tre ‘skifterët’ e tjerë, çfarë ndodhi gjatë 24 or

12 Gusht 2021, 14:42 Nga DOSJA
I dënuar për vjedhje, arrestohet 27-vjeçari në

TIRANË– Xhevahir Palushi, 27 vjeç, i dënuar me më 3 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” është vënë sot në pranga. Mësohet se Palushi ishte shpallur në kërkim, pasi në vitin 2016 ka tentuar të grabisë një dyqan në Kamëz.

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se janë vënë në pranga edhe tre persona të tjerë, të cilët gjithashtu akuzohen për vjedhje.

Njoftimi i policisë Tiranë. Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjesisë ligjore, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve: Nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në rrugën “Kosova” Kamzë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Xhevahir Palushi., 27 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar më 3 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e mbetur në tentativë. Ky shtetas, në vitin 2016, dyshohet se ka tentuar të vjedhë me dhunë një dyqan në Kamzë.

Ndërkohë, nga Forcat e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me DVP Vlorë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit M. A., 31 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Vlore ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.  Ky shtetas ka tentuar të vjedhë me dhunë një pikë këmbimi valutor.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. A., 35 vjeç, pasi ka vjedhur një shumë parash në biznesin e shtetasit I. J.. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Vjedhja” e mbetur në tentativë, të shtetasit A. H., 25 vjeç, pasi u konstatua brenda shtëpisë të shtetasit R. K.. Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë të shtetasve:

Më datë 11.08.2021, gjatë natës, në rrugën “Komuna e Parisit”, kanë vjedhur një shumë parash dhe disa sende me vlerë në banesën e shtetasit A. C. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen tre persona per vjedhje xhevahir palushi arrestohen tre persona per vjedhje xhevahir palushi

Sondazh

Poll