Aktualitet

DITA E 20! Vihen nën kontroll zjarret në Shqipëri, shuhet Karaburuni e Dukati, Veriun e shpëtoi shiu. Barinjtë djegin fshat

12 Gusht 2021, 07:04 Nga DOSJA
DITA E 20! Vihen nën kontroll zjarret në Shqipëri, shuhet

SHQIPËRI– Sot Shqipëria është në ditën e njëzetë të luftës me flakët. Situatë kritike paraqitet në fshatin Radat në bashkinë e Dropullit. Zjarri dyshohet se është vendosur nga dy barinj të cilët po kullosnin bagëtitë dhe ka marrë përmasa të frikshme. Nga flakët shpërthyen dhe dhjetë predha të Luftës së Dytë Botërore. Tre zjarrfikëse po punojnë për të shuar flakët, ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e policisë.

Në veri, falë reshjeve të shiut u bë e mundur fikja e vatrave të zjarrit në Lakun e Thive dhe Majën e Rrunës, një prej zonave më problematike gjë që solli dhe rrezikimin e Tunelit të Kalimashit. Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se zjarri në Karaburun dhe Dukat është shuar plotësisht. Të gjitha vatrat që ishin në fshatrat Thirrë, Munellë e Domgjon në bashkinë Mirditë janë shuar gjithashtu.

Aktualisht po punohet për shuarjen përfundimtare edhe të disa vatrave të vogla. Ka mbetur ende një vatër në fshatin Patalej në bashkinë Lezhë, ku është angazhuar edhe një mjet helikopter për shuarjen e flakëve nga ajri. Në Majën e Rrunës, në njësinë administrative Malzi të Kukësit situata është nën kontroll. Është raportuar një vatër zjarri në zonën pyjore, në malin e Tërbunit në Pukë, ku janë angazhuar forcat e shërbimit pyjor, të zjarrfikëses, Agjencisë së Zonave të Mbrojtura dhe banorë të zonës për të vënë situatën nën kontroll. Në Shqipëri kanë ardhur dhe helikoptërë nga Holanda dhe Çekia që kanë ndihmuar në shuarjen e flakëve. Edhe Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë ndihmuar në Veri gjithashtu.

Fatkeqësisht, zjarret u morën jetën dy personave në Shqipëri, Tatjana Haxhiajt dhe Andrea Haxhiajt, çiftit nga Gjirokastra që u dogj brenda banesës. Andrea Haxhiaj ndërroi jetë mes flakëve më datë 3 gusht ndërkohë që 60-vjeçarja ndërroi jetë ditën e djeshme, pas tetë ditësh e shtruar në spital.

(a.b;F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet zjarret ne shqiperi zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll