Aktualitet

ME VIDEO: Policia aksion në Vlorë, droni zbulon drogën në një terren të thepisur, pranga dy të rinjve (Emrat)

12 Gusht 2021, 14:24 Nga DOSJA
ME VIDEO: Policia aksion në Vlorë, droni zbulon drogën në

VLORË– Dy persona, të identifikuar si Serdjan Barjamaj dhe Besmir Zotaj janë arrestuar në Vlorë pasi akuzohen se kanë kultivuar kanabis. Gjatë kontrolleve me dron në zonën e njohur si “Uji i Ftohtë”, dy të rinjtë kishin mbjellë kanabisin, duke e fshehur në një zonë të pyllëzuar. Po ashtu, gjatë kontrollit në banesën e Bajramajt u gjetën gjithashtu fidanë kanabisi, gati për t’u mbjellë me të tjerët. 


NJOFTIMI I PLOTË:

Vlorë

Vijojnë kontrollet me dron, për evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Si rezultat i këtyre kontrolleve me dron, në një terren të thepisur dhe të pyllëzuar në zonën e “Ujit të Ftohtë”, Vlorë, është goditur një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Gjatë mbajtjes nën vëzhgim me dron nga shërbimet e Policisë është organizuar puna për kapjen e dy shtetasve, të cilët bazuar dhe në pamjet filmike të dronit, ishin duke kultivuar fidanë të dyshuar kanabis. Menjëherë është ndërhyrë nga forcat e Policisë, duke bërë të mundur kapjen dhe prangosjen e shtetasve S. B., 34 vjeç dhe B. Z., 33 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë kultivuar fidanë kanabis në një sipërfaqe të pyllëzuar në zonën e “Ujit të Ftohtë”, Vlorë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit S. B., shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara në kubikë fidanë të dyshuar cannabis sativa. Materialet u referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kanabis ne vlore vlore kanabis ne vlore vlore

Sondazh

Poll