Aktualitet

Fitohet beteja në Karaburun e Dukat, nuk ka më asnjë vatër aktive

12 Gusht 2021, 11:37 Nga DOSJA
Fitohet beteja në Karaburun e Dukat, nuk ka më asnjë vatër

TIRANË– Zjarri në Karaburun dhe Dukat është shuar plotësisht. Lajmin e ka bërë me dije vetë ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili shkruan se edhe të gjitha vatrat që ishin në fshatrat Thirrë, Munellë e Domgjon në bashkinë Mirditë janë shuar.

Aktualisht po punohet për shuarjen përfundimtare edhe të disa vatrave të vogla.

“Në të gjithë vendin kanë mbetur pak vatra zjarri ende të pashuara, ndërsa tashmë është fituar beteja në Karaburun e Dukat. Të gjitha vatrat që ishin në fshatrat Thirrë, Munellë e Domgjon në bashkinë Mirditë janë shuar. Mbetet ende një vatër në fshatin Patalej në bashkinë Lezhë, ku është angazhuar edhe një mjet helikopter për shuarjen e flakëve nga ajri. Por situata është nën kontroll. Në Majën e Rrunës, në njësinë administrative Malzi të Kukësit situata është nën kontroll. Po punohet për shuarjen përfundimtare edhe të disa vatrave të vogla. Është raportuar një vatër zjarri në zonën pyjore, në malin e Tërbunit në Pukë, ku janë angazhuar forcat e shërbimit pyjor, të zjarrfikëses, Agjencisë së Zonave të Mbrojtura dhe banorë të zonës për të vënë situatën nën kontroll,”- shkruan Peleshi.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet zjarret ne shqiperi zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll