Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
‘Nuk mund të mbyllim sytë para masakrave mjedisore’/ Banorët e Lumasit kallëzojnë në SPAK kryebashkiaken e Dimalit dhe
12 Gusht 2021, 08:20Nga DOSJA
BERAT– Banorët e fshatit Lumas kanë depozituar në SPAK një kallëzim penal për kryetaren e bashkisë Dimal, Juljana Memaj dhe administratorin e shoqërisë “Salillari” SH.P.K, Pëllumb Salillarin. Sipas banorëve, Shoqëria “Salillari” SH.P.K me administrator Pëllumb Salillarin ka shkatërruar dhe prerë kurorën e pishave mbi guroren e Gurit të Bardhë në bashkinë Dimal.
Në kallëzimin penal, banorët e Lumasit akuzojnë gjithashtu Salillarin se ka shfrytëzuar shtratin e lumit Osum duke ndërtuar një impiant punimi për shfrytëzimin e inerteve dhe zhavorrit nga shtrati i Osumit, për të ndërtuar një pjesë të rrugës Skrapar-Përmet, edhe pse i është mohuar 2 herë nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit “Leja mjedisore” për të shfrytëzuar shtratin e lumit Osum”.
“Ne nuk mund të mbyllim sytë para masakrave të tilla mjedisore të cilat na dëmtojnë të gjithëve prandaj kërkojmë të fillojë menjëherë ndjekja penale për personat përgjegjës, të cilët nuk respektojnë as vendimet e institucioneve shtetërore dhe nuk pyesin as për dëmet natyrore që i shkaktojnë këtij vendi si dhe për punonjësit e institucioneve përkatëse të cilët kanë për detyrë t’i monitorojnë dhe të marrin masa ndaj tyre”-thuhet në kallëzimin penal të depozituar në SPAK nga 123 banorët e fshatit Lumas.
Për këtë masakër mjedisore, banorët e Lumasit kërkojnë ndjekje penale për “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal për kryetaren e bashkisë Dimal, Juljana Memaj.
Në kallëzimin penal thuhet se kjo masakër mjedisore është bërë me qëllim nga kjo shoqëri për zgjerimin e sipërfaqes së shfrytëzimit për gurore dhe furrave të gëlqeres në bashkinë e Dimalit. Banorët akuzojnë Salillarin se ka djegur rreth 30 ha pyje, duke rrafshuar të gjithë kodrën me pisha në lagjen “Guri i Bradhë” në Dimal, vetëm për përfitimet e tij.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KOLONJË– Prej mbrëmjes së kaluar vijon zjarri në fshatin Mbreshtan të Kolonjës. Për shkak të zonës së thyer malore vetëm ditën e sotme është mundësuar nisj...
FIER-Policia ka bërë 5 arrestime në Fier pasi dyshohet se personat kanë kryer vepra të ndryshme penale. U arrestuan për tentativë të kultivimit të bimëve shteta...
TIRANË-Agron Rehfeldt është 51-vjeçari që u arrestua ditën e djeshme nga Policia Kufitare në Kukës. Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga I...
BERAT-Një person është vënë në pranga dhe një tjetër është proceduar penalisht për kultivim kanabisi në Skrapar. Në Skrapar në bazë të informacioneve të sigurua...
TIRANË– Tre policë të shtetit shqiptar janë filmuar teksa ndaluan grupin e ‘krimineleve’ në orët e vona të Tiranës. Video e bërë publike në faqen e ‘JOQ’ t...
Aktualitet12 Gusht 2021, 06:57
TIRANË– Bashkimi Europian ka kërkuar heqjen nga tregu të disa produkteve të kompanisë Mars, pasi përmbajnë substancë kancerogjene të oksidit të etilenit.Pa...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Në faqe të parë të Dosja.al gjendet lajmi në lidhje me Festën e Birrës në K...
Turizmi po shfaq shenja të forta gjallërimi këtë vit. Bizneset raportojnë një rritje të ndjeshme të prenotimeve, sidomos në zonën e Golemit, aty ku janë bërë dh...
TIRANË– Temperatura deri në 40 gradë parashikohen për ditën e sotme. Bëni mirë që të mbani me vete shishe me ujë si dhe të evitoni pikun e vapës.Sipas Mete...
TIRANË– Gazetari Bledian Koka ka komentuar shitjen e biletave që po bëhet nga Bashkia Korçë për të ndjekur nga afër performancën e Goran Bredovic në...