Mbetjet në Krujë/ Me vendim të Këshillit Bashkiak plehrat depozitohen në zonën e mbrojtur
12 Gusht 2021, 11:34Nga DOSJA
KRUJË-Nuk kanë fund skandalet me plehrat urbane në Krujë, ku në zonën e Krastë-Vrionit, e cila është dhe zonë e mbrojtur me ligj, janë hedhur dhjetra makina me mbetje, sipas burimeve të Fax News me vendim të Këshillit Bashkiak.
Kjo duket të jetë një zgjidhje momentale e Këshillit Bashkiak të Krujës, ku në mungesë të një vendgrumbullimi plehrash të miratuar, i hedh ato në vende ku kthehen në rrezik serioz për banorët e këtyre zonave.
Ligji e parashikon qartë se vendgrumbullimet e mbetjeve nuk mund të jenë më afër se 300 metra nga zonat e mbrojtura.
Kjo gjëndje sipas dëshmive të banorëve të zonës është prezente që prej dy vitesh, ndërkohë që m më herët gjatë ditës Fax News raportoi dhe situatën me plehrat në zonën e fshatit Halil, ku banorët thanë se nuk japin dot dritaret e banesave, për shkak se sipas tyre tymi që shkakton djegia e mbetjeve është shumë i madh.
Sa i takon zonës së Krastës sasia e mbetjeve është disi më e vogël se ajo në fshatin Halili, por shkelja e ligjit është prezente sa kohë që kemi të bëjmë me një zonë të mbrojtur.
Derimë tani Bashkia e Krujës nuk ka asnjë përgjigje për situatën alarmante të mbetjeve, e cila rëndohet duke marrë parasysh dhe temperaturat e larta dhe infeksionet që mund të transmetohen gjatë verës.
Në të dyja zonat ku hidhen mbetje, paralelisht kullosin edhe bagëtitë e fshatit, që përbën një shqetësim serioz.
Rënia e lindjeve në vendin tonë nuk po mundet të frenohet edhe pse, qeveria prej tre vitesh ka nisur aplikimin e stimulit monetar për çdo bebe që vjen në...
KUKËS– Komisioni i Mbrojtjes Civile në Kukës njoftoi se si rezultat i reshjeve të shiut të rëna në qarkun Kukës, vatra e zjarrit tek Maja e Runës(Laku i mo...
GJIROKASTËR-Një tjetër vatër zjarri në vend. Mësohet se zjarri ka rënë në kodrat e fshatit Radat në kufi me Greqinë dhe dyshohet se u vendos nga dy barinj....
GREQI– Një histori si në filma ka ndodhur në shtetin helen. ‘Protothema.gr’ raporton se një grua greke ka marrë nga materniteti foshnjen e shqiptare...
TIRANË– Shkon në 8 numri i efektivëve të Policisë së Burgjeve të vënë nën hetim nga Prokuroria nën dyshimin e shpërdorimit të detyrës për planin e arratisj...
SHKODËR-Drinard Kraja është i riu i cili u kap me armë zjarri nga policia e Shkodrës.Gjatë kontrollit në banesë iu gjetën një armë zjarri kallashnikov, një...
TIRANË– Mëngjesin e sotëm automjetet në Tiranë krijuan radhe kilometrike duke u bllokuar në trafik për disa minuta me radhë. Zona te “Casa Italia” dhe auto...