Aktualitet

Shiu shuan zjarret në Kukës dhe Tropojë/ Mbrojtja Civile: Po kontrollojmë zonën dhe dëmet

12 Gusht 2021, 11:08 Nga DOSJA
Shiu shuan zjarret në Kukës dhe Tropojë/ Mbrojtja Civile: Po

KUKËS– Komisioni i Mbrojtjes Civile në Kukës njoftoi se si rezultat i reshjeve të shiut të rëna në qarkun Kukës, vatra e zjarrit tek Maja e Runës(Laku i mollave), Malzi, po verifikohet nga specialistët e pyjeve të bashkisë Kukës, për të përcaktuar edhe hapat e mëtejshëm në marrjen e masave. Aktualisht nuk ka vatra zjarri por në disa pjesë ka trungje te thyera te cilat te pashuara ende nxjerrin tym por që nuk përbëjnë rrezik për riaktivizim te vatrave.  Situata po minitorohet edhe nga banoret dhe rojet e zones.

Shiu dhe breshëri që përfshinë dje qarkun e Kukësit kanë ndihmuar në shuarjen e vatrave të zjarrit.

Ilmi Lisha koordinator i Përgjithshëm i Prefekturës Kukës ka folur në lidhje me situatën aktuale të zjarreve në verilindje. Lisha tha se në përgjithësi zjarret janë fikur, por në Lakun e Thive dhe në Lakun e Mollave ka disa mbetje zjarri, për të cilat po merr masat bashkia që të asgjësohet përfundimisht zjarri.

Në përgjithësi të gjitha zjarret janë fikur. Nga verifikimet që janë bërë në Lakun e Thive dhe Laku i Mollave ka disa mbetje zjarri, dhe po merren masat bashkia me forcat e veta për ta asgjësuar përfundimisht zjarrin. Bashkia ka çuar forcat për t’i izoluar. Nuk është e domosdoshme ndërhyrja nga ajri. Verifikimet vazhdojnë të bëhen, nuk kemi ende një bilanc përfundimtar, por besoj është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme.’- tha Lisha.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet zjarret ne shqiperi zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll