Aktualitet

Ishte shpallur në kërkim, arrestohet 35-vjeçari në Sarandë (EMRI)

12 Gusht 2021, 10:15 Nga DOSJA
Ishte shpallur në kërkim, arrestohet 35-vjeçari në

SARANDË– Eljon Malushi, 35 vjeç, banues në Sarandë është vënë në pranga pasi rezulton se ëhstë dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Sipas njoftimit të Policisë, mësohet se Malushi është dënuar në muajin nëntor të vitit të klaur dhe që nga ajo kohë ishte shpallur në kërkim.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në bashkëpunim me strukturat e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim Eljon Malushi, 35 vjeç, banues në Sarandë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Pogradec, me vendimin e datës 11.11.2020, e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet eljon malushi eljon malushi

Sondazh

Poll