Aktualitet

Tentativa e arratisjes së Çekajt dhe Pjetrit, DËSHMIA e të paraburgosurit: Dëgjuam zhurmën e një droni

12 Gusht 2021, 09:58 Nga DOSJA
Tentativa e arratisjes së Çekajt dhe Pjetrit, DËSHMIA e të

TIRANË– Shkon në 8 numri i efektivëve të Policisë së Burgjeve të vënë nën hetim nga Prokuroria nën dyshimin e shpërdorimit të detyrës për planin e arratisjes së Arbër Çekajt dhe Fatmir Pjetrit. Sipas ‘Top Channel’, disa të paraburgosur kanë deklaruar se një ditë para ngjarjes kanë dëgjuar zhurmën e një droni mbi burg.

Ky informacion është duke u verifikuar nga Prokuroria e Tiranës, e cila ende nuk ka një konkluzion, nëse këto deklarime qëndrojnë apo jo.

Arbër Çekaj, Fatmir Pjetri dhe Lulzim Çepele u lanë në burg ditën e djeshme nga Gjykata e Tiranës. Ishte fillimisht Arbër Çekaj ai i cili tha se plani për tu arratisur nga burgu 313 në Tiranë ishte ideuar nga Fatmir Pjetri, e më pas ky i fundit pranoi se e gjitha ishte plani i tij. Nga ana tjetër Lulzim Çepele u pa në Gjykatë me dorën e fashuar pasi preu damarët. Ai tha se prerja e damarëve nuk kishte lidhje me tentativën e arratisjes por me vetëvrasjen.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arber cekaj tentativa per arratisje tek 313 arber cekaj tentativa per arratisje tek 313

Sondazh

Poll