Politike

“I mençur e kokëderr”, Rama në Lezhë: Pjerin Ndreu na hoqi dhimbjen e kokës mua e Linditës

2 Qershor 2019, 17:08 Nga DOSJA
“I mençur e kokëderr”, Rama në Lezhë: Pjerin

Kryeministri Edi Rama, në hapjen e fushatës në Lezhë, nuk ka ngurruar të lavdërojë kandidatin e tij Pjerin Ndreun. Ai shprehet se kandidimi i tij i ka hequr dhimjen e kokës.

Rama e quan Ndreun si kokëderr dhe të mençur.

“I mençur e kokëderr, i përkushtuar e i vendosur për t’i shkuar punëve deri në fund, por mbi të gjitha i lidhur me njerëzit, me territoret këtu.

Unë e di mirë se çfarë më pret me këtë zotëri. E di mirë se çfarë më pret. Vetëm ankesa dhe kërkesa. Por asnjëherë ankesa dhe kërkesa personale, por gjithmonë për Lezhën. Për një fshat, për një familje, për një gjenerator apo për dikë që duhet të operohet. Ma kishte shprehur ambicien e tij kohë më para. Donte ta drejtonte Lezhën dhe unë i thashë tregoje veten si deputet dhe pastaj të shohim a të duan apo nuk të duan. Se Lezha në një farë mënyre është një hall më vete, malësorë, mirditorë, pukianë, lezhjanë, dibranë, zadrimorë. Hajde ta gjesh kë duan. I jam falënderues Pjerinit se na hoqi një dhimbje koke mua e Linditës sepse të gjithë ju së bashku e propozuat për kandidat për bashkinë e Lezhës”, tha Rama.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama kokëderr pjerin ndreu rama ne lezhe edi rama kokëderr pjerin ndreu rama ne lezhe

Sondazh

Poll