Politike

Qindra protestues nisen nga Fieri, Luan Baçi: Sot paralajmërimi i fundit për Ramën

2 Qershor 2019, 15:14 Nga DOSJA
Qindra protestues nisen nga Fieri, Luan Baçi: Sot paralajmërimi i

Ndërsa kanë mbetur vetëm 2 orë nga protesta e opozitës, qindra qytetarë janë nisur nga Fieri.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i PD-së së fierit, Luan Baçi, i cili shprehet se protestat nuk do të ndalen deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.

Ai tha se protesta e sotme është paralajmërimi i fundit për Edi Ramën, të cilit i kërkoi sërish të dorëhiqet.

“Sot Rama merr paralajmërimin e fundit. Aksioni opozitar është në vazhdimësi. Rama bën mirë të jap dorëheqjen dhe të lërë presionet dhe shantazhet. Të lërë retorikën e tij të sëmurë burg, burg, burg se nuk i tremb dot qytetarët shqiptarë. Çelja e fushatës dhe mënyra e hapjes së saj ishte një fushatë funerali për Rilindjen e tij. Është mirë të mbledh mendjen e të japë dorëheqjen për të mirën e PS dhe të qytetarëve shqiptarë. Protestat do vijojnë, kjo e sotmja është më e fuqishme. Do të vijojmë deri në rrëzimin e tij dhe nuk ka asnjë shans të shkojë në zgjedhjet e 30 qershorit”, është shprehur Baçi në një prononcim për mediet.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike luan baci luan baçi paralajmëron ramën protesta e opozites 2 qershor 2019 luan baci luan baçi paralajmëron ramën protesta e opozites 2 qershor 2019

Sondazh

Poll