Politike

Mijëra qytetarë zbarkojnë në Tiranë, PD jep detaje për protestën: Ja sa qytetarë kanë mbërritur

2 Qershor 2019, 16:48 Nga DOSJA
Mijëra qytetarë zbarkojnë në Tiranë, PD jep detaje

Ndërsa kanë mbetur disa minuta nga orari zyrtar i fillimit të protestës së opozitës, burime nga Partia Demokratike bëjnë të ditur se kanë mbërritur ose janë rrugës për në Tiranë rreth 65 mijë qytetarë. Ata do të marrin pjesë në protestën përpara kryeministrisë, e cila do të nisë për rreth një orë. Parashikimet për pjesëmarrjen në protestë janë disi më të larta se ajo e 25 Majit, ku llogariteshin rreth 62 mijë protestues nga rrethet, pa llogaritur qytetarët e qarkut të Tiranës, të cilët, sipas strukturave organizative të Partisë Demokratike, janë zemra e protestës. Njësoj si që nga 16 Shkurti, kërkesa kyçe e protestave të opozitës është largimi i kryeministrit Rama dhe hapja e rrugës për një qeveri tranzitore që do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme.

Qarku Durrës – 9850 qytetarë
Qarku Kukës – 4100 qytetarë
Qarku Shkodër – 9600 qytetarë
Qarku Dibër – 3550 qytetarë
Qarku Lezhë – 7400 qytetarë
Qarku Korçë – 4600 qytetarë
Qarku Berat – 3050 qytetarë
Qarku Fier – 5800 qytetarë
Qarku Gjirokastër – 2400 qytetarë
Qarku Elbasan – 8200 qytetarë
Qarku Vlorë – 5250 qytetarë

Protesta pritet të nisë zyrtarisht rreth orës 19.15-19.30 dhe folësi kryesor i saj do të jetë Kryetari i opozitës, Lulzim Basha.

Opozita, 3 orë tym e flakë në protestën para parlamentit. 10 persona janë plagosur, mes tyre 7 policë, 2 punonjës të medias dhe 1 qytetar. Basha paralajmëron se kjo është protesta e fundit, ku opozita kërkon largimin e qeverisë me logjikën e arsyes. Në protestë ka munguar Kryemadhi. Apel nga Meta e Lleshaj për ruajtjen e qetësisë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike pd publikon shifrat e pjesëmarrësve protesta e opozites pd publikon shifrat e pjesëmarrësve protesta e opozites

Sondazh

Poll