Bota

Rritet shpresa për shuarjen e zjarreve në Greqi, ditën e sotme parashikohen shira të dendura në ishullin e Evias

12 Gusht 2021, 06:47 Nga DOSJA
Rritet shpresa për shuarjen e zjarreve në Greqi, ditën e sotme

GREQI– Edhe pse kanë kaluar pothuajse 2 javë nga nisja e zjarreve në Greqi ku pjesa më e madhe pothuajse janë vënë nën kontroll, disa vatra zjarri në ishullin e Evias janë ende aktiv.

Ditën e djeshme pjesa qëndrore dhe zona e Atikës janë përfshirë nga reshje të dendura shiu, çka parashikohet që dhe në Evia ditën e sotme të nisin reshjet e para të shiut.

Sipas shërbimt të motit të Observatorit Kombëtar të Athinës (NOA), Meteo.gr, po parashikon shi sot në mëngjes në veri dhe qendër të Egjeut, duke përfshirë Evian, ishullin e shkatërruar nga zjarret katastrofike.

Raporti i motit thotë se temperaturat u zbutën të mërkurën pasdite dhe masat e ajrit të nxehtë gradualisht do të largohen nga rajoni. Meteo paralajmëron se kërkohet kujdes në rajonet e prekura nga zjarret ku stuhitë mund të shkaktojnë përmbytje. Moti pritet të përmirësohet si të enjten pasdite.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni moti ne greqi zjarre ne greqi moti ne greqi zjarre ne greqi

Sondazh

Poll

Bota 12 Gusht 2021, 06:02

Çfarë mësuam këto javë për COVID-in?

COVID-i pa simptoma, shumë i përhapurAfërsisht një e treta e njerëzve me COVID-19 nuk kanë simptoma, sipas një analize të të dhënave nga më shumë se 350 studime...