Bota

‘U kthyem për të mbledhur copat’/ Qindra banorë mbeten të pastrehë në Evia-n Veriore, rikthehen për herë të fundit

12 Gusht 2021, 06:34 Nga DOSJA
‘U kthyem për të mbledhur copat’/ Qindra banorë

GREQI– Zjarret në Greqi kanë lënë pa çati qindra banorë. Më të prekurit janë ata të Evia-s Veriore, banesat e të cilëve janë shkrumbuar totalisht duke mbetur pa çati. Për mediat greke ata shprehen të pikëlluar dhe të tronditur nga ngjarja që ndodhi.

Kaluam një kohë shumë të vështirë. Ikëm natën. Zjarri dogji disa shtëpi. 20 shtëpi janë djegur plotësisht. Ne u kthyem për të mbledhur copat. Ende po përpiqemi të qetësohemi, nuk mendoj se do të qetësohemi ndonjëherë plotësisht,” tha një banor i Kokkinomilia për MEGA.

Sistemi evropian i regjistrimit satelitor EFFIS përcakton zonën e djegur në Evia-n Veriore në 507,950 hektarë , ndërsa vlerëson se mund të arrijë në 700,000. Ky është shkatërrimi më i madh i të gjitha kohërave i regjistruar në Greqi nga një zjarr i vetëm. Ndërkohë zjarret në Greqi janë nën kontroll nga autoritetet përkatëse.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni zjarri ne greqi zjarri ne greqi

Sondazh

Poll

Bota 12 Gusht 2021, 06:02

Çfarë mësuam këto javë për COVID-in?

COVID-i pa simptoma, shumë i përhapurAfërsisht një e treta e njerëzve me COVID-19 nuk kanë simptoma, sipas një analize të të dhënave nga më shumë se 350 studime...