Bota

Shkencëtarët gjejnë origjinën e asteroidit që zhduku dinosaurët, paralajmërojnë që një tjetër mund të godasë tokën

12 Gusht 2021, 06:34 Nga DOSJA
Shkencëtarët gjejnë origjinën e asteroidit që zhduku

SHBA– Astronomët besojnë se kanë zbuluar origjinën e asteroidit që zhduku dinosaurët.

Asteroidi i gjerë gjashtë milje i cili goditi Tokën 66 milion vjet më parë dhe i dha fund sundimit 180 milion vjeçar të dinosaurëve, ishte shkaku i asaj që njihet si Chicxulub.

Sipas Indipendent, shkencëtarët ekzaminuan mbetjet e shkëmbit të lashtë përmes mostrave në Tokë dhe brenda bërthamave, të cilat zbuluan se mbeturinat vinin nga një klasë e meteoritëve kondritë karbonikë, disa nga materiali më i pacenuar në të gjithë systemin diellor.

Këta meteoritë përbëjnë rreth tre përqind të të gjithë meteoritëve që bien në Tokë, ndërsa fillimisht supozoheshin se ishin të pasura me karbon, vetëm dy përqind e përbërjes së tyre është nga karboni. Ata zakonisht përbëjnë shumë nga asteroidet e gjerë deri në 1 milje që i afrohen Tokës, por asnjë prej tyre sot nuk është afër madhësive të nevojshme për të prodhuar një ndikim të së njëjtës shkallë si Chicxulub.

Për të shpjeguar mungesën e tyre, disa grupe të mëparshme kanë simuluar ndarje të mëdha të asteroidëve dhe kometave në sistemin e brendshëm diellor, duke parë rritjet e ndikimeve në Tokë me atë më të madhin që prodhon kraterin Chicxulub,” tha Dr. William Bottke, një bashkëautor në një letër për këtë gjetje.

Forcat termike nënkuptojnë se këto objekte mund të zhyten në ‘çeljet dinamike’, thotë shkencëtari, ku goditjet gravitacionale të planetëve mund t’i largojnë ato në orbita më afër Tokës.

Studiuesit përdorën Superkompjuterin Pleaides të NASA -s për të monitoruar 130,000 asteroidë të modelit, duke ndjekur përparimin e tyre gjatë qindra miliona vjetëve.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota asteroidi godet tokën epoka e dinosaureve william bottke asteroidi godet tokën epoka e dinosaureve william bottke

Sondazh

Poll

Bota 12 Gusht 2021, 06:02

Çfarë mësuam këto javë për COVID-in?

COVID-i pa simptoma, shumë i përhapurAfërsisht një e treta e njerëzve me COVID-19 nuk kanë simptoma, sipas një analize të të dhënave nga më shumë se 350 studime...