Bota

Rrëzohet helikopteri me 16 persona në bord në liqenin rus, deri më tani 8 persona kanë mbijetuar

12 Gusht 2021, 06:40 Nga DOSJA
Rrëzohet helikopteri me 16 persona në bord në liqenin rus, deri

RUSI– Një helikopter turistik me 16 persona në bord është rrëzuar në një liqen në Lindjen e Largët të Rusisë.

Sipas BBC, ka 8 të mbijetuar nga aksidenti ku trembëdhjetë turistë, përfshirë një fëmijë dhe tre anëtarë ekuipazhi ishin në bord kur Mi-8 u rrëzua dhe u mbyt në Liqenin Kuril në Gadishullin Kamchatka.

Shpëtimtarët dhe zhytësit e ministrisë së emergjencave janë dërguar në zonë për të kërkuar ata që ende nuk janë gjetur. Raportohet se helikopteri që i përket kompanisë Vityaz-Aero ka rënë në një thellësi prej 100 metrash në liqen.

Sipas informacioneve paraprake, avioni ishte në rrugën nga fshati Nikolayevka drejt Liqenit Kuril dhe vullkanit Khodutka kur u rrëzua, tha ministria e emergjencave. Mi-8, një helikopter mesatar me dy turbina, mbante turistë nga Moska dhe Shën Petersburg.

Në korrik, të 28 personat në bordin e një avionic vdiqën në një aksident në gadishull.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota rrezohet helikopteri ne rusi rrezohet helikopteri ne rusi

Sondazh

Poll

Bota 12 Gusht 2021, 06:02

Çfarë mësuam këto javë për COVID-in?

COVID-i pa simptoma, shumë i përhapurAfërsisht një e treta e njerëzve me COVID-19 nuk kanë simptoma, sipas një analize të të dhënave nga më shumë se 350 studime...