Bota

Lirohet nga qelia Dragoş Săvulescu! Bashkëshorti i Angela Martinit në arrest shtëpie, vazhdon “dolce vita-n” te

11 Gusht 2021, 16:50 Nga DOSJA
Lirohet nga qelia Dragoş Săvulescu! Bashkëshorti i Angela Martinit

ATHINË– Vetëm dy ditë qëndroi pas qelisë! Ish-aksioneri i Dinamos, Dragoş Săvulescu është liruar nga qelia e paraburgimit ku edhe mbahej pas arrestimit të tij dy ditë më parë në ishullin e Mykonosit.

Mediat rumune kanë bërë me dije se biznesmeni nuk mund të largohet nga territori i shtetit grek derisa të gjykohet kërkesa e tij për ekstradim. Afati i fundit është lënë për në shtator dhe deri atëherë do të duhet që të jetë në arrest shtëpie, nën monitorimin e Policisë. Ndërkohë që e ka të ndaluar kategorikisht që të largohet nga Greqia. Sipas informacioneve të protothema.gr, ai pagoi qiranë e vilës ku po qëndronte në Agios Lazaros deri më 30 shtator, me të drejtë të rinovimi deri në përfundimin e procedurave gjyqësore. Pra për çiftin vazhdon “dolce vita” në një vilë me qira që kushton jo më pak se 87.500 euro.

46-vjeçari Dragos Savulescu, i cili njihet për shqiptarët si bashkëshorti i ish-Miss Shqipërisë, Angela Martini, u arrestua dy ditë më parë në Mykonos. Ndaj tij kishte një urdhër ndërkombëtar arresti pasi është dënuar me 5.5 vjet burg për përvetësimin e parave publike në Rumani. Ai dhe bashkëpunëtorë të tjerë u shpallën fajtorë për përvetësimin e një totali prej 114 milionë eurosh pasuri publike.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni dragos savulescu lirohet dragoş săvulescu dragos savulescu lirohet dragoş săvulescu

Sondazh

Poll