Bota

Pas tërheqjes së NATO-s talebanët po kthejnë femrat në ‘plaçë lufte’, shkojnë derë më derë dhe kthjenë v

11 Gusht 2021, 20:32 Nga DOSJA
Pas tërheqjes së NATO-s talebanët po kthejnë femrat në

AFGANISTAN– Luftëtarët talebanë po shkojnë derë më derë dhe martohen me dhunë me vajza të reja të moshës 12 vjeçare dhe i detyrojnë ata në skllavëri seksuale.

Komandantët xhihadistë kanë urdhëruar imamët në zonat që kanë pushtuar që t’u sjellin atyre lista të grave të pamartuara të moshës 12 deri në 45 vjeç që ushtarët e tyre të martohen, sepse i konsiderojnë ato si ‘khanimat’ ose ‘plaçkë lufte’ dhe mendojnë se duhet të ndahen mes fitimtarëve.

Sipas DailyMail, luftëtarë kanë shkuar derë më derë për të kërkuar “çmimet” e tyre, madje edhe duke kërkuar nëpër dollapët e familjeve për të përcaktuar moshat e vajzave para se t’i detyrojnë ata në një jetë skllavërie seksuale.

Trajtimi brutal i grave dhe vajzave është vetëm shenja e fundit e kolapsit ushtarak të Afganistanit, i cili ka bërë që presidenti afgan të shkarkojë komandantin e tij të lartë.

Ndërkohë vendasit e tmerruar të cilët u larguan nga qyteti i Kunduz, i kapur nga talebanët javën e kaluar, kanë treguar për sulmet hakmarrëse të kryera nga luftëtarët xhihadistë të cilët gjuajtën këdo që kishte lidhje me qeverinë dhe i prenë kokën ose i ekzekutuan.

Talebanët tani kanë kapur nëntë nga 34 kryeqytetet krahinore të Afganistanit dhe kanë vendosur shumicën e qyteteve më të mëdha të vendit nën rrethim në një sulm të shpejtë që ka parë kapitullimin e forcave qeveritare.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota dhunimi i grave ne afganistan dhunimi i grave ne afganistan

Sondazh

Poll