Italia vijon nën ‘pushtetin’ e zjarrit, shkon në 5 numri i viktimave dhe qindra të tjerë evakuohen, temperaturat
11 Gusht 2021, 20:00Nga DOSJA
ITALI- Vatrat e zjarrit në Jug të Italisë vazhdojnë të jenë aktive ku në Kalabri, këshilli rajonal ka miratuar kërkesën për gjendje të jashtëzakonshme dhe në Grotteria, një burrë vdiq në shtëpinë e tij të goditur nga flakët.
Sipas mediave italiane, një tjetër viktimë u shënua në orët në vijim në Cardeto gjithmonë në provincën e Reggio Calabria. Tragjedi edhe në Sicili me një njeri të vdekur në Paternò. Kjo e çon në 5 numrin e viktimave në Itali të shkaktuara nga zjarri.
Nga 1 korriku deri më sot ka pasur mbi 4.500 ndërhyrje në rajon vetëm për zjarret në pyje dhe bimësi, të cilat në shumë raste kanë arritur në shtëpi dhe struktura të të gjitha llojeve.
Qindra njerëz janë evakuuar nga shtëpitë, hotelet dhe vendet e pushimit pasi një zjarr kërcënoi vendpushimin Adriatik të Cabomarino. Policia italiane ka arrestuar një fermer për zjarrvënie të qëllimshme pasi ky i fundit u kap nga kamera teksa i vinte flakën vendit. Zjarret po ndizen gjithashtu në Bosnjë dhe veçanërisht në një zonë pranë kufirit me Kroacinë. Beteja është e vështirë për zjarrfikësit për shkak të erërave të forta dhe terrenit të paarritshëm.
(d.a/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
RUSI– Një grua druhet se është ngrënë e gjallë nga një tufë arinjsh të egër pasi humbi në një pyll pasi dyshohet se ishte larguar nga një martesë.Sipas me...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka kërkuar presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad, që të përdorë fuqinë e tij për të siguruar lirimin e Austin Ti...
FILIPINE– Një tërmet me magnitudë 7.1 ka goditur 63km në lindje të Pondaguitan në Filipine, sipas Shërbimit Gjeologjik Amerikan (USGS), me një paralajmëri...
RUSI– Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar ministrin për situatat emergjente, Evgeny Zinichev të shkojë në Yakutia (Siberi) për të mbikëqyrur nga af...
KOSOVË– Reshjet e shiut kanë mbuluar ditën e sotme disa prejt qyteteve të Kosovës pas temperaturave të larta dhe disa vatrave të zjarrit që kishin pu...
PRISHTINË– Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama kujtoi takimin për Samitin e Berlinit dhe bisedën me homologun e tij asokohe, Ramush Haradinajn. Më në f...
KOSOVË– Policia e Kosovës ka arrestuar sot tetë persona në Fushë-Kosovë për shkak se ka ndodhur një përleshje fizike në rrugën “Nëna Tereza” të këtij...
KOSOVË– Shumica e zyrtarëve nga Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë, kanë së paku një vend pune në sistemin e Kosovës dhe atë të Serbisë...
GJERMANI– Mesazhi më i rëndësishëm I takimit të drejtuesve të shtetit me kancelaren Angela Merkel ishte: Të dashur skeptikë të vaksinimit, mendojeni edhe ...