‘Thirri ‘Allahu Ekber’ dhe u sul drejt njerëzve me thikë në dorë’, agjenti i policisë qv ndfaloi te
11 Gusht 2021, 19:19Nga DOSJA
BRITANI– Një oficer policie i cili për arsye hetimi u quajt BX87 ‘shpërtheu’ në lot teksa dëshmoi mbi sulmin e 20-vjeçit jashtë një dyqani në Britani.
“E pashë z.Amman teksa bënte disa hapa drejt meje. E kuptova në këtë pikë që në të vërtetë do të goditesha me thikë. Unë drejtova armën time në trupin e tij,‘- tha ai.
Ditën e sulmit, Amman po vëzhgohej nga nëntë oficerë nga dega e mbikëqyrjes së Policisë Metropolitane MO3. ‘BX87’ e kishte braktisur makinën e tij për të ndjekur Ammanin në këmbë ndërsa iu afrua ‘Streatham High Road’ kur dëgjoi përmes radios se Amman kishte hyrë në një dyqan.
Sipas mediave të huaja, oficeri ju afrua 20 metra dyqanit kur dëgjoi disa zhurma dhe pak sekonda më vonë Amman doli nga dyqani me një thikë të madhe në dorën e djathtë dhe u dëgjua të thërriste ‘Allahu Ekber’ para se tja ngulte atë një gruaje.
Pas këtij akti, agjenti e ndoqi terroristin deri në fund të një rruge ku Amman më pas ndaloi dhe u kthye nga ai me qëllimin që ta godiste me thikë përpara se policia ta qëllonte për vdekje. Oficeri shprehet se dukej sikur terroristi po kërkonte të godiste këdo që i dilte përpara.
20-vjeçari u qëllua për vdekje kur BX87 dhe kolegu i tij, BX75, hapën zjarr në Streatham High Road, 62 sekonda pasi Amman vodhi një thikë për të kryer mizorinë e tij më 2 shkurt 2020 para se të kthehej për t’u përballur me oficerët në ndjekje.
(d.a/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
RUSI– Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar ministrin për situatat emergjente, Evgeny Zinichev të shkojë në Yakutia (Siberi) për të mbikëqyrur nga af...
KOSOVË– Reshjet e shiut kanë mbuluar ditën e sotme disa prejt qyteteve të Kosovës pas temperaturave të larta dhe disa vatrave të zjarrit që kishin pu...
PRISHTINË– Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama kujtoi takimin për Samitin e Berlinit dhe bisedën me homologun e tij asokohe, Ramush Haradinajn. Më në f...
KOSOVË– Policia e Kosovës ka arrestuar sot tetë persona në Fushë-Kosovë për shkak se ka ndodhur një përleshje fizike në rrugën “Nëna Tereza” të këtij...
KOSOVË– Shumica e zyrtarëve nga Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë, kanë së paku një vend pune në sistemin e Kosovës dhe atë të Serbisë...
GJERMANI– Mesazhi më i rëndësishëm I takimit të drejtuesve të shtetit me kancelaren Angela Merkel ishte: Të dashur skeptikë të vaksinimit, mendojeni edhe ...
SHBA-Demokratët në Senat miratuan një paketë prej 3.5 trilionë dollarësh për forcimin e shërbimeve familjare, shëndetësore dhe programeve mjedisore të mërkurën ...
SHBA-Pas një dekade në krye të shtetit të Nju Jorkut, Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo njoftoi se po jep dorëheqjen, pas akuzave se kishte ngacmuar seksual...