Gazetari amerikan i rrëmbyer nëntë vjet më parë/ Sekretari i Shtetit Antony Blinken i kërkon kthimin e tij Bashar al-Asad-
11 Gusht 2021, 19:33Nga DOSJA
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka kërkuar presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad, që të përdorë fuqinë e tij për të siguruar lirimin e Austin Tice, një gazetar amerikan i rrëmbyer nëntë vjet më parë.
“Ne besojmë se Bashar al-Asad ka fuqi që të sigurojë lirimin e Austin. Unë personalisht jam i angazhuar për të kthyer në shtëpi të gjithë amerikanët që mbahen peng ose janë ndaluar padrejtësisht jashtë vendit”, tha Blinken përmes një deklarate.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, tha se Shtetet e Bashkuara po kërkojnë ndihmën e zyrtarëve sirianë për gjetjen e gazetarit Tice dhe amerikanëve të tjerë të zhdukur.
Tice u zhduk pasi u arrestua në një pikë kontrolli pranë Damaskut më 14 gusht 2012. Ai ishte fotoreporter i pavarur që punonte për Agjencinë France-Presse, McClatchy News, The Washington Post, CBS dhe media tjera.
Një muaj pas zhdukjes ai u shfaq me sy të lidhur duke u mbajtur nga një grup i paidentifikuar i njerëzve të armatosur. Që nga ajo kohë nuk ka më informacione për fatin e tij.
Vitin e kaluar, administrata e ish-presidentit amerikan, Donald Trump dërgoi një zyrtar të Shtëpisë së Bardhë në Damask për të kërkuar lirimin e Tice dhe Majd Kamalmaz, një mjek siriano-amerikan i cili u zhduk në një pikë kontrolli në shkurt të vitit 2017.
Misioni nuk dha asnjë rezultat.
Thirrjet amerikane bëhen pavarësisht mungesës së marrëdhënieve diplomatike mes SHBA-së dhe Sirisë. Uashingtoni ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të izoluar Asadin. Forcat qeveritare të tij kanë rimarrë kontrollin e shumicës së territorit pas një lufte të përgjakshme civile.
Më shumë se 380.000 njerëz kanë vdekur dhe miliona të tjerë janë zhvendosur në luftën që ndihmoi në krijimin e grupit ekstremist të Shtetit Islamik dhe shkaktoi një krizë migracioni në vendet e Bashkimit Evropian.
Marrë nga REL
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
FILIPINE– Një tërmet me magnitudë 7.1 ka goditur 63km në lindje të Pondaguitan në Filipine, sipas Shërbimit Gjeologjik Amerikan (USGS), me një paralajmëri...
RUSI– Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar ministrin për situatat emergjente, Evgeny Zinichev të shkojë në Yakutia (Siberi) për të mbikëqyrur nga af...
KOSOVË– Reshjet e shiut kanë mbuluar ditën e sotme disa prejt qyteteve të Kosovës pas temperaturave të larta dhe disa vatrave të zjarrit që kishin pu...
PRISHTINË– Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama kujtoi takimin për Samitin e Berlinit dhe bisedën me homologun e tij asokohe, Ramush Haradinajn. Më në f...
KOSOVË– Policia e Kosovës ka arrestuar sot tetë persona në Fushë-Kosovë për shkak se ka ndodhur një përleshje fizike në rrugën “Nëna Tereza” të këtij...
KOSOVË– Shumica e zyrtarëve nga Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë, kanë së paku një vend pune në sistemin e Kosovës dhe atë të Serbisë...
GJERMANI– Mesazhi më i rëndësishëm I takimit të drejtuesve të shtetit me kancelaren Angela Merkel ishte: Të dashur skeptikë të vaksinimit, mendojeni edhe ...
SHBA-Demokratët në Senat miratuan një paketë prej 3.5 trilionë dollarësh për forcimin e shërbimeve familjare, shëndetësore dhe programeve mjedisore të mërkurën ...