Aktualitet

PAMJE TË RËNDA! Aksident në Lushnje, plagosen tre persona, përfundojnë jashtë makinave dhe të gjakosur në rrugë

11 Gusht 2021, 15:24 Nga DOSJA
PAMJE TË RËNDA! Aksident në Lushnje, plagosen tre persona,

LUSHNJE– Tre persona kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen në gjendje të rëndë për jetën, si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Lushnje, në fshatin Grabjan. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë e goditjes, tre persona kanë mbetur të plagosur.


Pamjet e publikuara nga JOQ tregojnë se personat që kanë qenë brenda makinave kanë përfunduar në rrugë. Ata duken të shtrirë dhe të gjakosur. Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia në lidhje me aksidentin në fjalë, dhe nuk dihen identitetet e të plagosurve.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident në lushnje lushnje aksident në lushnje lushnje

Sondazh

Poll