Aktualitet

Tentoi të kalonte 1 ton kanabis drejt Greqisë, arrestohet Bashkim Murataj pas dy vitesh në arrati

11 Gusht 2021, 14:19 Nga DOSJA
Tentoi të kalonte 1 ton kanabis drejt Greqisë, arrestohet Bashkim

TIRANË– Shaban Murataj, 57 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim që në vitin 2019 është arrestuar sot në Tiranë. Për Muratajn, Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Në vitin 2019, në muajin shkurt, u sekuestrua mbi 1 ton (1072 kg) kanabis në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, e ngarkuar në dy kamionë. Mjetet kishin për destinacion Greqinë. Policia arrestoi dy drejtuesit e kamionëve të cilët janë Zija Hidri dhe Ardian Sako, ndërsa katër të tjerët u vunë në pranga më vonë. I vetmi që kishte mbetur në arrati, ishte Shaban Murataj.

Njoftimi i policisë Tiranë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë ndalimin e shtetasit B. M., 57 vjeç, pasi në dhjetor 2019, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim. Ky shtetas dyshohet se është i implikuar në ngjarjen e datës 13.12.2019, në pikën kufitare Kapshticë, Korçë, ku gjatë kontrollit në një automjet u gjetën dhe u sekuestruan 1072.4 kg lëndë narkotike kanabis.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet bashkim murataj arrestohet bashkim murataj

Sondazh

Poll