Aktualitet

Kishin fshehur kokainë në sedijen e makinës, arrestohen 2 shqiptar në Itali, njëri prej tyre ishte i shpallur në kërkim

11 Gusht 2021, 14:48 Nga DOSJA
Kishin fshehur kokainë në sedijen e makinës, arrestohen 2

ITALI– Tre burra u arrestuan për krimin e posedimit të drogës me qëllim të tregtimit në Itali.

Dje karabinierët e stacionit Magliano në Toscana panë makinën me tre persona të dyshimtë në bord të cilën e ndaluan për një kontroll.

Sipas mediave italiane, gjatë identifikimit të tre, një maroken dhe dy shqiptarë, u shfaqën menjëherë mjaft të nervozuar dhe menjëherë mohuan të kenë bërë ndonjë gjë të ndaluar.

Të tre u dërguan në kazermë për kontroll më të plotë dhe gjatë kontrollit në makinë, u gjetën 17 gram kokainë të fshehura nën sediljen e pasagjerit, të ndara në doza të gatshme për shitje.

Midis të arrestuarve, njëri ishte në kërkim pas një urdhër arresti për vepra penale në të shkuarë po në lidhje me trafikimin e lëndëve narkotike. Tre të arrestuarit u dërguan në burg në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 2 shqiptar ne itali arrestohen 2 shqiptar ne itali

Sondazh

Poll