Aktualitet

Nga kultivimi i lëndëve narkotike te mashtrimi, policia e Tiranës vë në pranga 6 persona

11 Gusht 2021, 14:34 Nga DOSJA
Nga kultivimi i lëndëve narkotike te mashtrimi, policia e Tiranës

TIRANË– Në 24 orët e fundit policia e Tiranës ka vënë në pranga 6 persona për trafikim të lëndëve narkotike dhe mashtrim.

Në prangat e policisë kanë rënë 2 persona të cilët ishin shpallur në kërkim për dënime të mëparshme dhe mbi ta kishte një vendim gjykate të formës së prerë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë ndalimin e shtetasit B. M., 57 vjeç, pasi në dhjetor 2019, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim. Ky shtetas dyshohet se është i implikuar në ngjarjen e datës 13.12.2019, në pikën kufitare Kapshticë, Korçë, ku gjatë kontrollit në një automjet u gjetën dhe u sekuestruan 1072.4 kg lëndë narkotike kanabis.

Po nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

M(C)., pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike kokainë dhe një kartëmonedhë e dyshuar e falsifikuar;

L. B., 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit në vendin ku u konstatua dhe të banesës së tij, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike kanabis.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë ndalimin e shtetasit A. H., 32 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Mashtrimi”.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

S. Gj., 68 vjeç, pasi është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Gjithashtu, ky shtetas gjatë ndalimit në kryqëzimin e rrugës “Sadik Petrela”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për bërjen e testit të alkoolit;

M. L., 26 vjeç,pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 6 persona ne tirane policia e tiranes arrestohen 6 persona ne tirane policia e tiranes

Sondazh

Poll