Aktualitet

Një 22-vjeçar shqiptar bie nga 25 metra lartësi, humb jetën tragjikisht duke kaluar urën tibetiane

11 Gusht 2021, 15:00 Nga DOSJA
Një 22-vjeçar shqiptar bie nga 25 metra lartësi, humb

ITALI– Një tragjedi u zbulua mëngjesin e sotëm në Itali ku një 22-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht pasi ka rënë nga Ura Tibetiane e Kreros.

Sipas mediave italiane, ngjarja u raportua rreth orës 8.30 ku një kalimtar vërejti trupin e pajetë të të riut rreth 235 metra poshtë urës.

Viktima, siç u konstatua nga karabinierët, një natë më parë kishte dalë me një të afërm në pyjet e zonës përreth ku pas një pakujdesie është rrëzuar nga ura.

I afërmi që e shoqëronte, sapo mbërriti në shtëpinë e parë nga pyjet, lajmëroi karabinierët për ndihmë.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet vdes 22 vjecari ne itali vdes 22 vjecari ne itali

Sondazh

Poll