Aktualitet

Kush është shqiptarja që u ekzekutua nga zvicerani që e mori peng sëbashku me shoqen (Foto+Emri)

2 Qershor 2019, 13:22 Nga DOSJA

TIRANË- Detaje të reja janë publikuar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në zvicër, ku një 60-vjeçar, pasi mori peng dy të reja, i ekzekutoi më pas ato me armë zjarri. Pas kësaj, 60-vjeçari i dha fund edhe jetës së tij duke u vetëvrarë.

Sipas medieve vendase, 60-vjeçari i armatosur mori peng dy gratë në një banesë në rreth orës 03:00 të mëngjesit dhe pas tre orësh nga apartamenti u dëgjuan të shtënat, nërsa raportohet se vrasësi nuk jetonte këtu.

Po ashtu, mësohet se viktimat e kësaj ngjarje janë 34-vjeçarja Leonora F. 34-vjeçare nga Kosova dhe Dana T. 38-vjeçare.

34-vjeçarja nga Kosova dhe shoqja e saj 38-vjeçare, punonin si kujdestare në Kantonin e Zyrihut, ndërsa dyshohet se shqiptarja kishte qenë ish-e dashura e 60-vjeçarit, por ishin ndarë dhe jetonte me shtetasin me inicialet M.S.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se Leonora ka punuar më herët ë një shërbim të limuzinave dhe në një agjenci private detektive në Uster, së bashku me 60-vjeçarin P.C., i cili do të kthehej në vrasësin e saj.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet detaje nga vrasja ne zvicer vrasja e shqiptares detaje nga vrasja ne zvicer vrasja e shqiptares

Sondazh

Poll