Aktualitet

Kush është Armando Sulejmani, shënjestra e atentatit në Vlorë/ “Çipuri” i shpëtoi 11 plumbave në 2016

17 Shkurt 2019, 12:43 Nga DOSJA
Kush është Armando Sulejmani, shënjestra e atentatit në

VLORË-Dalin detaje të reja nga atentati mafioz në Ujë të Ftohtë ku mbetën të vrarë dy persona, dhe u plagos rëndë një tjetër. Dosja.al mëson se shënjestra e atentatit ka qenë Armando Sulejmani, 42 vjeç. Sulejmani ndodhej në makinën tip “Passat”, bashkë me kunatin dhe një shokun e tij, Orest Rexho dhe Arjan Hasani, në momentin kur iu bë atentati.

Ata ishin duke hipur në makinë, ndërsa disa persona të maskuar dhe me kallashnikov kanë qëlluar nga një makinë në ecje.  Ata kanë qëlluar me breshëri duke lënë të vdekur kunatin dhe shokun e Sulejmanit, dhe duke e plagosur rëndë këtë të fundit.

Dyshohet se ngjarja e sotme lidhet me larjen e hesapeve mes bandave pasi Sulejmani ka qenë i perfshirë në një sërë ngjarjesh kriminale si pjesë e grupit të Llanajve.

Por kush është Armando Sulejmani?

42-vjeçarit nga Vlora, të njohur  edhe me nofkën “Çipuri”, i është bërë një atentat në muajin maj të vitit 2016, në hyrje të banesës së tij në lagjen “Pavarësia” në Vlorë. Ai u qëllua me 11 plumba, por shpëtoi duke u plagosur vetëm me një plumb në krah.

“Çipuri” njihet si anëtar i bandës së Gaxhait, të akuzuar për konfliktet e tyre me familjen Llanaj. Llanajt dhe Gaxhajt kanë një sagë hakmarrje dhe ngjarje kriminale mes tyre, derisa në vitin 2015, ndodhi masakra e Çoles, ku pas një sherri në kazino u vranë 3 të rinj. Një nga të arrestuarit për masakrën është Aleksandër Llanaj, vëllai i Ferdinand Llanajt. Ferdinandit iu bë një atentat mafioz në viti. 2017 dhe i dyshuari kryesor ishte Armando Sulejmani, shënjestra e atentatit të sotëm.

Armando Sulejmani ka qenë i dënuar për vrasje me 20 vite dhe është liruar në rrethana të paqarta rreth 3 vite më parë. Ndërkohë që një muaj më parë, një atentat mafioz iu bë Mikel Mehmetit, nga Selenica e Vlorës i njohur si anëtar i bandës së Llanajve.

[sgallery url=”https://dosja.al/ekzekutim-mafioz-ne-vlore-vriten-dy-persona-ne-uje-te-ftohte-nje-i-plagosur/”]

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 2 te vdekur dhe 1 i plagosur armando sulejmani atentati ne uje te ftohte banda e gaxhait masakra e coles vrasje ne vlore 2 te vdekur dhe 1 i plagosur armando sulejmani atentati ne uje te ftohte banda e gaxhait masakra e coles vrasje ne vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Shkurt 2019, 10:33

“Nevoja për një opozitë ekstrapartiake”

Protesta e opozitës është komentuar gjatë në çdo media, por dhe mes qytetarëve. Të gjithë në këndëvështrimin e asaj që kishin parë, jepnin mendimin e tyr...