Aktualitet

“Erdha në Shqipëri për të luajtur futboll”/ Gjyqi i mashtruesve, kamerunasit dhe dy shqiptarët akoma në burg, ndry

10 Gusht 2021, 14:52 Nga DOSJA
“Erdha në Shqipëri për të luajtur futboll”/

TIRANË– Sot është mbajtur seanca e radhës gjyqësore për grupin e të ashtuquajturve “mashtruesit”. Togat e zeza kanë lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë “arrest me burg” për Donald Anu, Marie Atiock, Fatbardh Danjën dhe Xhentil Kupen.

Edhe në seancën e sotme, Donald Anu, i cili ngriti një skemë mashtrimi kompjuterik insiston se është studiues teologjie dhe konsulent biznesesh. Edhe e reja kamerunase, Marie Atiock i tregoi gjykatës se nuk kishte hapur adresa false dhe as është implikuar në mashtrimin disa milionësh, por se në Shqipëri ka ardhur për të ndjekur ëndrrën e saj.

“Erdha në Shqipëri për të luajtur futboll në vitin 2017”, tha e reja dhe madje ka mësuar edhe shqip, por as ky version nuk e shpëtoi atë nga burgu. Ndërsa Xhentil Kupe nga Korça, në deklarimin e tij sqaroi se me Donaldin është njohur prej motrës së tij, pra të Donaldit, Evelina pasi kanë qenë komshinj. Ajo e ka prezantuar me Donaldin , i cili më pas është prezantuar si vëllai i Evelinës. Pas shoqërimit me Donaldin, ai i ka kërkuar ndihmë që të hapte një NIPT me emrin e Xhentilit, pasi ai vetë nuk kishte leje qëndrimi dhe nuk i kushtet për të ushtruar një aktivitet të tillë.

Të katërt, së bashku me persona të tjerë jashtë territorit të Shqipërisë, akuzohen se kanë kontrolluar komunikimet e postës elektronike midis klientëve dhe bizneseve. Pasi kanë ndërhyrë në sistemin kompjuterik ata kanë qëndruar të “fjetur” derisa kanë parë kërkesa specifike në lidhje me fonde ose pagesa të ndryshme. Në këtë moment, kanë kontaktuar klientin, duke marrë rolin e pritësve të fondeve, duke i informuar ata se detajet bankare të kompanisë kanë ndryshuar dhe duke kërkuar që ata të transferojnë fondet në llogarinë e re dhe për pasojë u kanë marrë paratë. Në total akuzohen se kanë zhvatur 4 milionë euro. Tani, prokuroria i ka bërë kërkesë Interpolit për kapjen e dy shtetasve të tjerë nga Kameruni, emri i të cilëve nuk bëhet ende me dije.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet donald anu fatbardh danjën marie atiock xhentil kupe donald anu fatbardh danjën marie atiock xhentil kupe

Sondazh

Poll