Aktualitet

8 minuta, asnjë më shumë! Hap pas hapi, dolën në orën 15:00 fiks nga qelia, TENTATIVA e arratisjes së Arbër Çekajt dhe

10 Gusht 2021, 14:16 Nga DOSJA
8 minuta, asnjë më shumë! Hap pas hapi, dolën në

TIRANË– Vetëm 8 minuta! Kaq zgjati aventura dhe “ëndrra” e dy të burgosurve tek “313-ta” për të fituar lirinë. Gjithçka nisi në orën 15:00, në momentin kur edhe pse në piskun e vapës dyert e burgut u hapën për të nxjerrë të dënuarit në ajrosje.

I pari nga vendi ku duhet të kalojë më shumë se 30 vite i izoluar doli Fatmir Pjetrit, me një çantë në dorë, e cila nuk iu kontrollua nga gardiani. Pas tij, del edhe Arbër Çekaj. As ai nuk kontrollohet.

Me pas të dy kapërcejnë kufizimin e vendit të ajrimit duke u varur nëpër këto shkallë në zyrat e administratës. I dënuari Fatmir Pjetri zbret në sheshpushim dhe pas përleshjes me efektivët, së bashku me Çekajn drejtohet për tek porta kryesore e burgut. Por pikërisht aty, katër metra larg derës kryesore, vetëm tre hapa larg lirisë, plani u dështoi.

Të dy u kapën sërish dhe tanimë për disa kohë nuk do të shijojnë më as diellin, pasi janë vendosur në izolim. Por tanimë ka një dallim. Përveç dënimit që kanë marrë njëherë nga drejtësia shqiptare, të dyve do t’u shtohet edhe ndëshkimi për arratisjen e tentuar.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arber cekaj fatmir pjetri tentativa per arratisje tek 313 arber cekaj fatmir pjetri tentativa per arratisje tek 313

Sondazh

Poll