Aktualitet

Prefekti i Vlorës: Dje i fikëm të gjitha zjarret, “duart e poshtra” na kthyen sërish në betejën për të mbrojtur Llog

10 Gusht 2021, 14:30 Nga DOSJA
Prefekti i Vlorës: Dje i fikëm të gjitha zjarret, “duart e

VLORË– Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me zjarret në Karaburun. Në një lidhje live në edicionin informativ në Top Channel, ai tha se zjarret janë të qëllimshme pasi jo më larg se mbrëmje të gjitha vatrat ishin shuar. E në mesnatë u riaktivizuan.

Sipas tij, janë banorët e fshatit, personat përgjegjës për flakët që rrezikojnë edhe parkun kombëtar të Llogarasë. 

“Gjatë natës pas përfundimit të një beteje të vështirë për shuarjen e flakëve gjatë orëve të mesnatës ka qenë një rindizje nga duart e poshtra që na kanë kthyer sërish në betejën për të mbrojtur Llogoranë. Kemi bërë një punë të mrekullueshme dje, duke fikur të gjitha vatrat në territorin e Karaburunit. Sot filluan erërat paraditen, tani jemi në Qafën e Kajos në përroin e Mrizit të Pishave, duke kontrolluar vijën e zjarrit në këtë përrua. Në këto momente kemi vënë në kontroll situatën, ndërsa betejën e kemi në këtë pjesë të përroit për të vënë në kontroll flakët këtë,”- tha Mamaj.

LAJMI KRYESOR: Flakët ‘pushtuan’ tunelin e Kalimashit! Zjarri vihet në kontroll gjatë natës, vjen ndihma nga Kosova, nis ndërhyrja nga toka dhe ajri. Meta shkoi në Kukës, Basha falenderon ushtrinë, Rama 0 koment

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet flamur mamaj vlore zjarret ne vlore flamur mamaj vlore zjarret ne vlore

Sondazh

Poll