Politike

Takimi me Drejtorin e Përgjithshëm të SHÇBA-së, ambasada amerikane: Mbështesim punën për të siguruar integritetin dhe l

10 Gusht 2021, 08:17 Nga DOSJA
Takimi me Drejtorin e Përgjithshëm të SHÇBA-së,

TIRANË– Ambasada e SHBA në Tiranë mbështet Shërbimin e Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) drejt punës së fortë, të pavarur dhe efikase.

Ambasada amerikane, përmes një postimi të bërë në ‘Facebook’ thekson se SHÇBA duhet të sigurojë integritetin dhe llogaridhënien e ligjit shqiptar. Ky shkrim vjen pas takimt që drejtori i SHÇBA-së Muhamet Rrumbullaku ka pasur me dy përfaqësues të SHBA-ve.

POSTIMI:

Ambasada Amerikane mbështet një Shërbim të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) që është i fortë, i pavarur dhe efikas në punën e tij të rëndësishme për të siguruar integritetin dhe llogaridhënien e ligjit shqiptar. Drejtori i Çështjeve Ndërkombëtare të Drogës dhe Zbatimit të Ligjit Ben Rockëell dhe Atasheu i Asistencës për Zbatimin e Ligjit Ron Hendren u takuan dje me Drejtorin e Përgjithshëm të SHÇBA-së, Muhamet Rrumbullaku, për të diskutuar mbi reformat e rëndësishme legjislative në vazhdim dhe për të nënshkruar një marrëveshje dhurimi në mbështetje të njësisë poligrafike të SHÇBA-së.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ambasada e shba ambasada e shba

Sondazh

Poll

Politike 9 Gusht 2021, 09:46

KORÇË– Drejtuesit e strukturave të degëve të Partisë Demokratike në Korçë kanë dhënë dorëheqjen nga postet e tyre. Bëhet fjalë për 51 anëtarë...