Politike

Situatë e vështirë në Kalimash, Peleshi: Bëni kujdes me lëvizjen, zjarri i përhapur

10 Gusht 2021, 02:04 Nga DOSJA
Situatë e vështirë në Kalimash, Peleshi: Bëni kujdes me

TIRANË– Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar nga zjarri në Kukës, mbi tunelin e Kalimashit.

Peleshi thekson se si pasojë e erës flakët e zjarrit janë përhapur me shpejtësi, ndaj dhe kërkoi që të gjithë qytetarët qe kthehen në Kosovë të bëjnë kujdes gjatë kalimit në këtë aks.

“Situatë e vështirë paraqitet në zonën mbi tunelin e Kalimashit, ku si pasojë e erës që ka fryrë në orët e pasdites ka një përhapje të flakëve në një sipërfaqe më të madhe. Forcat zjarrfikëse të Kukësit, Shkodrës e Hasit, ndihmuar edhe nga forcat e ardhura nga Kosova po punojnë për t’i vënë flakët nën kontroll, në mënyrë që të mos depërtojnë në tunel. U bëjmë thirrje udhëtarëve të tregojnë kujdes gjatë kalimit në këtë zonë”, shkruan Peleshi në Facebook.

(k.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike niko peleshi zjarr ne kalimash niko peleshi zjarr ne kalimash

Sondazh

Poll

Politike 9 Gusht 2021, 09:46

KORÇË– Drejtuesit e strukturave të degëve të Partisë Demokratike në Korçë kanë dhënë dorëheqjen nga postet e tyre. Bëhet fjalë për 51 anëtarë...