Aktualitet

Po ktheheshin në Zvicë nga pushimet, familja shqiptare plaçkitet në Kroaci

9 Gusht 2021, 20:38 Nga DOSJA
Po ktheheshin në Zvicë nga pushimet, familja shqiptare

KROACI– Një familje nga Kosova është plaçkitur në Kroaci pas mesnatës të së premtes, saktësisht në Slavonski Brod. Familja kishte ndaluar për t’u furnizuar me karburant në autostradën Beograd-Zagreb, përmes së cilës po udhëtonin për në Zvicër, pasi kishin pushuar në Kosovë.

Sipas albinfo.ch, tre persona iu futën me forcë në mjet duke përdor edhe armë zjarri, duke marrë sende me vlerë, afër 20 mijë euro. Kryefamiljari Zaim Mrasori, i dëmtuar nga përleshja me grabitësit, shprehet se policia kroate i la jashtë stacionit policor deri në mëngjes dhe as nuk mori shenjat e gishtërinjve të personave që i grabitën.

Megjithatë me të mbërritur në  Zvicër, pas tre ditëve udhëtimi, familja i është drejtuar Policisë për ta raportuar rastin.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet grabitet familja nga kosova zaim mrasori grabitet familja nga kosova zaim mrasori

Sondazh

Poll