Aktualitet

Situata nga zjarret/ Vjosa Osmani autorizon dërgimin e zjarrfikëseve në ndihmë të Shqipërisë

9 Gusht 2021, 18:32 Nga DOSJA
Situata nga zjarret/ Vjosa Osmani autorizon dërgimin e zjarrfikëseve

KOSOVË – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka autorizuar dërgimin e trupave dhe pajisjeve të FSK-së për ndihmë Shqipërisë në shuarjen e zjarreve. Kjo është bërë me dije përmes një njoftimi nga Presidenca e Kosovës.

Në njoftimin e Presidencës, thuhet se pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për t’i ofruar ndihmë Republikës së Shqipërisë në shuarjen e zjarreve, Presidentja Vjosa Osmani ka nënshkruar autorizimin për dërgimin e trupave dhe pajisjeve të FSK-së në operacion humanitar dhe në të njëjtën kohë e ka informuar për këtë veprim Kuvendin e Kosovës.

Postimi i plotë:
 
“Pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për t`i ofruar ndihmë Republikës së Shqipërisë në shuarjen e zjarreve, Presidentja Vjosa Osmani, në cilësinë e komandantes supreme, në pajtim me kompetencat saj ka nënshkruar autorizimin për dërgimin e trupave dhe pajisjeve të FSK-së në operacion humanitar dhe në të njëjtën kohë e ka informuar për këtë veprim Kuvendin e Kosovës.Trupat dhe pajisjet FSK-së, do t`i vihen në dispozicion autoriteteve shqiptare me qëllim të shuarjes dhe vënies në kontroll të zjarreve. “

(E.K/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet vjosa osmani zjarret ne shqiperi vjosa osmani zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll