Aktualitet

Atentat Paulin Harushës! 23-vjeçarit i zënë pritë në Theth, shkon vetë i plagosur në qendrën shëndetësore, s’ka rre

9 Gusht 2021, 18:58 Nga DOSJA
Atentat Paulin Harushës! 23-vjeçarit i zënë pritë

SHKODËR– Paulin Harusha po qarkullonte me mjetin e tij nga Thethi në drejtim të fshatit Nderlysë, ku disa persona të armatosur i kanë ‘prerë rrugën’ duke e qëlluar me armë zjarri.

23-vjeçari, i cili po qarkullonte me mjetin e tij, ka mbetur i plagosur nga të shtënat ndaj tij, megjithatë ka mundur që të shkojë vetë në qendrën shëndetësore për të marrë ndihmën e parë nga mjekët.

Deri më tani raportohet se i riu është jashtë rrezikut për jetën dhe se ia ka hedhur sulmit me vetëm një gërvishtje të vogël. Por edhe pse në gjendje të mirë shëndetësore, nuk ka mundur që të ndihmojë “blutë” e zonës, pasi ka deklaruar se nuk i ka njohur personat që i kanë dalë para pritë dhe kanë shtënë në breshëri ndaj tij për shkak të errësirës.

I riu Paulin Harusha nuk rezulton se ka pasur precedent të mëparshëm kriminal, megjithatë Policia ka nisur nga puna për kapjen e autorëve, edhe pse në zonë mundojnë edhe kamerat e sigurisë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet paulin harusha plagoset paulin harusha plagosje ne theth paulin harusha plagoset paulin harusha plagosje ne theth

Sondazh

Poll