Aktualitet

Tokyo 2020, Rama: Nder i madh të mikpres dy kampionet e arta olimpike, Norën e Distrian

9 Gusht 2021, 18:31 Nga DOSJA
Tokyo 2020, Rama: Nder i madh të mikpres dy kampionet e arta olimpike,

VLORË– Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka takuar ditën e sotme në jug të vendit dy kampionet e Kosovës në Lojërat Olimpike.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Rama është shprehur se është nder për të dhe uron që së shpejti ti vizitojë ato në Pejë.

Postimi i plotë:

‘Nder i madh të mikpres buzë Jonit dy kampionet e arta olimpike, Norën e Distrian, së bashku me Dritonin, trainerin e tyre fenomenal dhe miqtë e tjerë. Me respekt krejt të posaçëm për forcën e jashtëzakonshme të shembullit që na japin, uroj t’i vizitoj së shpejti në Pejë për të mësuar prej eksperiencës fantastike të shkollës së tyre të kampionëve.’

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet distria krasniqi edi rama lojerat olimpike nora distria krasniqi edi rama lojerat olimpike nora

Sondazh

Poll