Aktualitet

Gazetari i njohur nga Kosova: Ata që po i fryjnë Bregoviçit janë përçarës shqiptarë. Mbrapa këtij turpi qëndrojnë…

9 Gusht 2021, 20:27 Nga DOSJA
Gazetari i njohur nga Kosova: Ata që po i fryjnë Bregoviçit

PRISHTINË– Gazetari dhe ish-deputeti i njohur nga Kosova, Milaim Zeka i është kthyer sërish çështjes së polemikave për këngëtarin serb Goran Bregoviç. Me anë të një statusi në Facebok, Zeka shkruan se Bregoviç nuk ka për t’i përçarë shqiptarët në emër të shqiptarizmit pse një këngëtar shkon të këndojë në Korçë, duke mos u kursyer edhe në akuza. Ai shkruan se pas bujës për koncertin e tij në Shqipëri qëndrojnë media dhe biznese të ndryshme.

STATUSI NGA MILAIM ZEKA

Ata qe po i fryjne Bregoviçit, jane perçares shqiptar. Serbia, qe 120 vite, permes sherbimeve te veta, por sidomos injoranteve shqiptar, qe sapunin e kane ngrene per samun, i ka perçare shqiptaret ne te kater anet e globit. Perçarja gjithmone ka ardhur o permes politikes, o permes fese. Diku para 100 vitesh, naten e festes te Bajraamit, sherbimi sekret serb, kishte therrur disa derra me nje xhami ne nje fshat te Gjakoves. Pas ketij akti barbar, ata kishin perhapur lajmin se ishin ”shqiptaret katolike qe kishin bere kete shemti”.

Naten kishte plasur lufta mes shqiptareve. Sot, ne shekullin e internetit, po perdoret Bregoviçi per te na perçare si eshte mas keqi. Mbrapa ketij turpi kombetar qendrojne biznese dhe media, qe grazhdin e parave e kane ne Beograd.

Une qe po shkruaj keta rreshta, perpos i burgosur politik i protestave te studenteve, jam edhe gazetar lufte. Familjart e mi i ka pre Serbia me kose ne fyt. Nenen ma kane pjekur te gjalle. Po une nuk jam ai brumi serb, qe ne emrin e shqiptarizmit, t’i perçaje shqiptaret, pse nje Bregoviç leshi po kendojka ne Korçe…!!!

Ardhja e këngëtarit serb Goran Bregovic, në festën e Birrës në Korçë ka irrituar shumë këngëtarë dhe jo vetëm. Një nga një, artistët shqiptarë kanë deklaruar publikisht se nuk do të ishin në Korçë për festën e përvitshme, pikërisht për shkak të pranisë së Bregoviç. Pavarësisht thirrjeve, Bashkia Korçë nuk ka bërë hapa pas dhe ka deklaruar se koncerti do të zhvillohet.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet goran bregoviv milaim zeka revolta e shqiptareve ndaj bregovic goran bregoviv milaim zeka revolta e shqiptareve ndaj bregovic

Sondazh

Poll