Aktualitet

‘Kopshtarët’ shqiptarë mbillnin drogë në fushat e Spanjës! Si u shkatërrua grupi që drejtohej nga dy vëllezërit, i

9 Gusht 2021, 18:27 Nga DOSJA
‘Kopshtarët’ shqiptarë mbillnin drogë në fushat

SPANJË– Një bandë që kultivonte lëndë narkotike është shkatërruar nga policia spanjolle, ndërsa në pranga kanë rënë edhe tre shtetas shqiptarë. Operacioni ka vijuar në kuadër të një tjetri të nisur disa muaj më parë, ku u prangosën 4 persona. Ndërsa sot, Policia spanjolle ka prangosur dy burra dhe një grua, përkatësisht të moshës 50, 33 dhe 47 vjeç. Burrat janë shqiptarë, ndërsa gruaja ka kombësi spanjolle, megjithatë emrat e tyre nuk janë bërë me dije nga mediat vendase.

Hetimi ndaj grupit filloi në tetor të vitit të kaluar si rezultat i disa raportimeve se një banesë në Cambrils, ishte duke u përdorur nga shqiptarë për të kultivuar kanabis. Pas marrjes së informacioneve, Policia nisi hetimet, por zbuloi se në nëntor të vitit që lamë pas, ata ishin largua nga vendi. Por për t’u rikthyer në mars të këtij vitit. 

Kreu i organizatës ishte një 50-vjeçar shqiptar që ndihmohej nga partnerja e tij spanjolle dhe vëllai i tij, vetëm 33 vjeç. I pari nga plantacionet u çmontua më 22 korrik në një operacion  ku u kapën 4 nga “kopshtarët”, midis 19 dhe 32 vjeç dhe me kombësi shqiptare dhe u sekuestruan më shumë se  3, 175 bimë, narkotike.

Plantacionet u gjetën të kamufluara në zona të pyllëzuara, me tarraca të rregulluara për të strehuar mijëra bimë, një zonë për tharjen e marihuanës dhe një tjetër me tenda për ‘kujdestarët’. Më pas u gjetën dhe plantacionet e tjera në Cabacés dhe La Figuera, me përkatësisht 4,600 dhe 8,178 bimë të mbjella. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen shqiptaret ne spanje policia spanjolle arrestohen shqiptaret ne spanje policia spanjolle

Sondazh

Poll