Bota

Avokati i Haradinajt: Do ndjekim rrugë ligjore në përputhje me Kushtetutën e Kosovës për diskualifikimin e dy gjyqtarëve

9 Gusht 2021, 19:54 Nga DOSJA
Avokati i Haradinajt: Do ndjekim rrugë ligjore në përputhje me

KOSOVË -Avokati britanik, Toby Cadman, i akredituar nga Gjykata Speciale si pjesë e mbrojtjes së të akuzuarit për vepër penale të pengimit të administrimit të drejtësisë, ish-kreut të OVL-UÇK’së, Nasim Haradinaj, është shprehur i zhgënjyer me refuzimin e kërkesës për diskualifikimin e dy gjyqtarëve të lartë të Gjykatës Speciale, për të cilët po supozon se kanë abuzuar me autoritetin e tyre lidhur me rastin e klientit të tij.

Cadman, në një përgjigje nëpërmjet e-mailit për Gazetën Express ka thënë se do shqyrtojnë rrugë të mëtejshme ligjore në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, duke rikujtuar se Dhomat e Specializuara funksionojnë nën juridiksionin e organit gjyqësor të Kosovës.

“Krejt çka mund të them në këtë fazë është se jemi të zhgënjyer me vendimin (anulimin e kërkesës së avokatit për shkarkimin e gjyqtarëve të lartë) dhe do të shqyrtojmë rrugë të mëtejshme ligjore dhe kushtetuese të Dhomave të Specializuara të Kosovës, siç e lejon organi gjyqësor i Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.

Përgjigja e tij vjen pas artikullit të mediumit ‘The Telegraph’, në të cilin raportohet se avokatët britanikë të akredituar në Hagë kanë kërkuar shkarkimin e Kryetares së Gjyqtarëve, Ekterina Trendafilova, si dhe Charles L. Smith, nënkryetari i Dhomave të Specializuara.

Sipas të përditshmes, britanike njëri nga gjyqtarët njoftoi diplomatët europianë mbi rastin e Haradinajt, duke cenuar pavarësinë dhe vendimmarrjen e paanshme gjyqësore. Gjykata Speciale, javë më parë, ka caktuar seancat e radhës ndaj dy zyrtarëve të OVL të UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. Sipas njoftimit, seancat gjyqësore të të apostrofuarve do të mbahen më 1 dhe 2 shtator 2021.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora nasim haradinaj toby cadman nasim haradinaj toby cadman

Sondazh

Poll